LAJMI I FUNDIT:

Dy skuadra tjera pas Etrit Berishës

Dy skuadra tjera pas Etrit Berishës

Etrit Berisha vazhdon të jetë njëri nga portierët më të përfolur në Serie A.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, ka paralajmëruar largimin nga skuadra e tij aktuale Lazio.


Palermo duket skuadra që është më afër portieri shqiptar, pasi këtë gjë e ka theksuar edhe vetë agjenti i Berishës.

Mediat e mëdha janë të sigurta, Gabrigol do t’i bashkohet klubit italian
Lexo po ashtu Mediat e mëdha janë të sigurta, Gabrigol do t’i bashkohet klubit italian

Por mediat italiane kanë zbuluar edhe dy skuadra të tjera nga Serie A që e dëshirojnë prishtinasin.

Fjala është për Torinon dhe Crotonen që gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e Berishës.

Etriti ka shprehur dëshirë të largohet nga Lazio pasi nuk është portier titullar i skuadrës nga kryeqyteti italian. /Telegrafi/