LAJMI I FUNDIT:

Dy të arrestuar në Kamenicë, vjedhin drunj në pyll

Dy të arrestuar në Kamenicë, vjedhin drunj në pyll

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy persona të cilët janë zënë duke vjedhur drunj në një pyll.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin “Moçare” në Kamenicë.

Lidhur me rastin nga të dyshuarit janë konfiskuar një traktor i ngarkuar me 4 metra drunj , një veturë Niva me targa lokale e ngarkuar me 1,5 m drunj si dhe një motor-sharr.


Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/