LAJMI I FUNDIT:

Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, ku rasti ishte raportuar gjatë natës në zonën e stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, ku si cak i kësaj vjedhje ishin pjesë të disa veturave private që ndodheshin të parkuara në rrugën “Lekë Dukagjini” në Mitrovicë.

Veprimet e menjëhershme policore kanë rezultuar që rreth orës 04:30 të datës 29 shtator 2016, në afërsi të zonës ku ishte kryer vepra penale të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuarit V. M. 20 vjeçar dhe S. K. 27 vjeçar.


Në kohën e arrestimit dy të dyshuarit në automjetin e tyre kishin edhe një sasi të pjesëve të vjedhura, të cilat do të procedohen për prova materiale.

Pas procedurave intervistues me vendim të prokurorit të çështjes dy të dyshuar janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar procedurë për kryerje të veprës penale ‘vjedhje e rëndë’. /Telegrafi/