LAJMI I FUNDIT:

Dy të vrarë nga një shpërthim në Pakistan

Dy të vrarë nga një shpërthim në Pakistan

Një bombë ka shpërthyer në qytetin e Pakistanit në Karachi, duke vrarë dy njerëz.

Qyteti më i madh i Pakistanit, kohëve të fundit është përfshirë nga një valë e dhunës.

Gjatë javës së kaluar, dy shpërthime bombash kishin vrarë katër njerëz, përfshirë edhe zyrtarë të policisë. Që nga viti 2012, nga dhuna në këtë qytet janë vrarë rreth 2 mijë njerëz. /Telegrafi/