LAJMI I FUNDIT:

Dybala: Pogba do të qëndrojë te Juve

Dybala: Pogba do të qëndrojë te Juve

Tifozët e Juventusit nuk kanë pse të brengosen sa i përket të ardhmes së mesfushorit Paul Pogba. Kështu thotë bashkëlojtari i tij, Paulo Dybala.

Mesfushori francez po kërkohet nga klubet më të mëdha në botë, si Real Madrid, Barcelona, Paris Saint-Germain e Manchester City.


Mirëpo, sulmuesi argjentinas thotë se kolegu i tij do të vazhdojë të luajë për Zonjën e Vjetër edhe në sezonin e ardhshëm.

“Pogba do të mbetet këtu. Kam folur me të dhe besoj se ai do të qëndrojë”.

“Nuk kemi folur për futbollin, por unë besoj se do të ndodhë ashtu”, citon La Gazzetta dello Sport fjalët e Dybalas.