LAJMI I FUNDIT:

Dyfytyrësia e Beogradit ndaj serbëve të Kosovës

Dyfytyrësia e Beogradit ndaj serbëve të Kosovës

Autoritetet e Beogradit do të duhej të bisedojnë me serbët që janë në institucionet e Kosovës, sepse ata përfaqësojnë mekanizmin e vetëm institucional që do të mund të mbronte interesat e serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër, vlerësojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarë serbë të Kosovës. Ata akuzojnë Beogradin se po udhëheq dy politika të ndryshme karshi serbëve në veri dhe atyre në pjesën qendrore të Kosovës.

Koordinatori i Shoqatës së familjeve të personave të zhdukur, Milorad Trifunovic, i ka thënë Zërit të Amerikës se në qoftë se kryeministri serb Dacic ka shtrënguar duart me kryeministrin Thaçi, pse atëherë të mos flasë edhe me përfaqësuesit e serbëve në Qeverinë e Kosovës

“Në radhë të parë në rend të ditës do të duhej të shtrohej çështja e të kidnapuarve dhe të pagjeturve, dhe ata tanët, të cilët na përfaqësojnë në Qeverinë e Kosovës të tregojnë se çfarë kanë bërë në ndriçimin e fatit të të pagjeturve dhe nëse planifikojnë të bëjnë diçka në këtë drejtim”, ka thënë Trifunovic.


Ndërsa, Predrag Radonjic, nga OJQ “Srpsko slovo”, mendon se Beogradi duhet ta thotë qartë nëse duhet të bisedohet me përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës, sepse, siç tha ai, situata e tanishme është tërësisht konfuze.

“Beogradi, në njërën anë thotë se nuk pranon institucionet e Kosovës, se nuk pranon komunat e Kosovës, kurse në anën tjetër e shohim se si komunikon me ta, për shembull bisedon me kryetarin e Graçanicës, si me një përfaqësues legjitim të serbëve, kurse në anën tjetër shumica e atyre njerëzve nuk e dinë kush është kryetar serb i Prishtinës. Kjo është një situatë plotësisht skizofrene dhe kjo të krijon përshtypjen se po udhëhiqen dy politika, njëra karshi veriut dhe tjetra karshi serbëve në pjesën qendrore të Kosovës, kështu që është e paqartë se çfarë në të vërtetë kërkon Beogradi”, tha Radonjic.

Edhe Nebojsa Mitic, nga Qendra Rinore në Graçanicë, e cila tash dy vjet merret me analizën e procesit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, di dhe me monitorimin e implementimit të marrëveshjeve të arritura, vlerëson se Beogradi për hir të ekzistencës së serbëve në Kosovë, do të duhej të bisedojë me përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës

Banorët e Graçanicës vlerësojnë se duhet të ndodhë dialogu serbo-serb në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Mediat serbe së fundmi kanë paralajmëruar takimin ndërmjet kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit serb, Ivica Dacic dhe Aleksandar Vucic, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Slobodan Petrovic. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori