LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për “dallavere”, në konkursin e shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë! (Dokument)

Dyshime për “dallavere”, në konkursin e shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë! (Dokument)

Një konkurs i shpallur para disa javësh për pozitën e Udhëheqësit të zyrës për menaxhimin e lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po shihet si i kurdisur. Kështu të paktën pretendon njëri nga kandidatët që kishte aplikuar për këtë pozitë, Fatmir Krasniqi.

Ai ka ushtruar ankesë ndaj vendimit të Komisionit intervistues, i cili e kishte përzgjedhur si kandidaten më të suksesshme për këtë pozitë, Kristina Shtufi, e cila është pjesë e kësaj gjykate.


Gazeta Blic ka arritur që ta siguroj ankesën e kandidatit, Fatmir Krasniqi, i cili pretendon se me vendimin e Komisionit është aplikuar gabimisht Rregullorja nr. 02/2010.

Sipas kësaj ankese, kandidati Krasniqi konsideron se është favorizuar kandidatja, e cila është pjesë e Gjykatës Themelore.

Në ankesën e tij, një kopje të të cilës e posedon Gazeta Blic, ai ka propozuar që “vendimi i atakuar të prishet dhe çështja të kthehet në intervistim të kandidatëve me prezencë të mediave apo i njëjti të anulohet dhe të përsëritet procedura e rekrutimit edhe njëherë nga fillimi duke i elminimuar të gjitha shkeljet e bëra nga rekrutimi i parë”.

Krasniqi konsideron se është e pakuptimtë dhe e palogjikshme të përdoret raporti përfundimtar u kandidatëve, ngase sipas tij, kandidatja që e ka fituar vendin e punës, Kristina Shtufi, i është plotësuar testi nga ana e komisionit.

“Ajo e kishte dorëzuar testin e pa plotësuar fare. Këtë e kam vërejtur rastësisht, dhe nga pakujdesia e saj, e cila në 5 minutat e fundit të testimit e shfleton testin e saj nga fillimi deri në fund. Meqenëse unë e kisha përfunduar testin tim dhe nuk më është lejuar dalja jashtë, nga afërsia që kisha me kandidatën në fjalë, kam arritur të shohë që e njëjta nuk e ka plotësuar testin fare, duke qenë i bindur se ajo nuk do ta kaloj testin edhe kam heshtur. Pas përfundimit të testit kam vërejtur se e njëjta është punëtore e Gjykatës për arsye se menjëherë është futur në zyrën e saj”, thuhet ndër të tjera në ankesën e tij.

Kandidati Krasniqi, në këtë ankesë tregon se ai me të marrë vesh për dallaveret që po përgatiteshin për këtë konkurs, nuk ka pranuar fare që t’u përgjigje pyetjeve me gojë, të komisionit intervistues.

Gazeta Blic, ditën kur kanë përfunduar intervistat e ka kuptuar për këtë rast, dhe ka kërkuar një pyetje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ku ndër të tjera ka pyetur Gjykatën nëse është favorizuar kandidatja Shtufi.

Në përgjigjen dhënë më 30 shtator, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi kishte mohuar se ka favorizime.

“Lidhur me kërkesën tuaj që e keni parashtruar ju njoftojmë se procedura për rekrutimin e stafit administrativ është në vazhdim. Gjithnjë deri sa procedura nuk përfundon me vendim përfundimtar askush nuk ka të drejtë që të komentoj punën e komisioneve. Janë disa shkallë të komisionit dhe në fund vendos Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës”, ka theksuar ajo.

Madje, refuzimin e kandidatit që të përgjigjet në pyetjet e kandidatit Krasniqi, e kishte konsideruar si presion.

“Natyrisht se në procedurë të rekrutimit gjykata has në presione të ndryshme. Ne e kuptojmë se njëri prej kandidatëve në një shpallje , e i cili vet është tërheq nga shpallja sepse nuk ka pranuar që ti nënshtrohet intervistës me gojë, është burimi i juaj i informacionit në të cilin thirreni. Kjo gjithsesi është formë e presionit në gjykatë. Dhe natyrisht se gjykata nuk vepron nen presionin e askujt”, kishte thënë ndër të tjera Gashi.

Për dijeninë e juaj, kishte shtuar ajo, sipas ligjit në fuqi gjykata ka pas dhe ka edhe tani mundësi që këtë pozitë që e përmendni ju ta plotësoi me shpallje interne ku nuk kanë të drejtë që të konkurrojnë kandidat të jashtëm.

“Arsye e publikimit të shpalljes së jashtme ka qenë që tu epet mundësi edhe kandidatëve të jashtëm që të jenë pjesëmarrës dhe nëse gjenden kandidatë më të përgatitur në aspektin profesional dhe etik që të pranohen. Përndryshe nëse për çfarëdo arsye kjo shpallje nuk rezulton me pranimin e ndonjë kandidati, sepse edhe kandidatja që ju e përmendni ka dhënë provimin e jurisprudencës dha ka mundësi tjera të avancimit në pozita tjera ku e sheh perspektiven e ngritjes në karrierë, atëherë realisht duhet të ketë përsëritje të shpalljes e cila ka mundësi që të jetë vetëm interne”, kishte thënë ajo.

Gashi ka vlerësuar se këto janë vetëm mundësi që veprimit të gjykatës në procesin e rekrutimit.

Duhet prit vendimet përfundimtare.

“Janë shumë pozita që po plotësohen në këtë gjykatë dhe për të gjitha po kalohet në të njëjtat rrugë të presioneve”, ka shtuar ajo.

14801181_1301644046541796_158805519_n

0-18

0-1-10

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori