LAJMI I FUNDIT:

Dzemal Bijedici u vra nga ideatorët e Serbisë së Madhe

Dzemal Bijedici u vra nga ideatorët e Serbisë së Madhe

Kushëriri im, Dzemal Bijedic, u vra në “aranzhmanin” e ish kreut të Armatës Popullore të Jugosllavisë, thotë për agjencinë Anadolija ish konsulli i përgjithshëm i RSFJ-së, Bahrudin Bijedic, teksa flet për vdekjen e ish kryetarit të Këshillit Ekzekutiv, pra Kryeministrit të ish-Jugosllavisë.

Bijedici u vra në një aksident ajror 36 vjet më parë, më parë 18 janar 1977. Së bashku me të vdiq gruaja e tij Razija, gjashtë pasagjerë tjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Aeroplani ishte në rrugën për Sarajevë, i nisur nga Beogradi, për shkak se Bijedici atë ditë mori pjesë në përcjelljen e Josip Broz Titos në një vizitë Libi. Për gjoja motin e keq, aeroplani preku majën e kodrës Inac, në malin Lisin sipër Kreshevës, për çka është përgjysmuar dhe eksploduar.

Në mesin e shumë fakteve që kjo vdekje merret si e dyshimtë është fakti se ish shefi i teknikës në APJ, i cili i pari arriti në vendin e fatkeqësisë, ka thënë se “lartëmatësi qëllimisht është montuar që të tregoj 20 metra lartësi më të madhe se ajo reale”. Misteri i aksidentit ende nuk është zgjidhur plotësisht.


"Ai u vra sipas aranzhmanit të kreut të atëhershëm të APJ-së. Ai u vra sepse ishte trashëgimtari logjik dhe pretendues për postin e Titos. Ai ishte shtetari më i afirmuar i Jugosllavisë në botë. I kishte tri mandate si kryeministër i Jugosllavisë, ndërsa Tito e ka dashur dhe e ka respektuar. Ai u vra për shkak të kësaj, si dhe për arsye të tjera. Dzemali në fakt ishte një jugosllav i madh, një boshnjak i madh, ndërsa ishte meritor për tretmanin e barabartë të myslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë”, thotë për Bijedic për AA.

Sipas mendimit të tij, Dzemali ishte viktimë e forcave që kërkonin riafirmimin e të ashtuquajturës “Serbia e Madhe”.

"Absolutisht. Ideja e Serbisë së Madhe dhe centralizimit të Jugosllavisë me zgjerimin e Serbisë, ishin ambicie edhe atëherë, por të fshehura. Ato erdhën në shprehe gjatë mbretërimit të terrorit të Milosevicit”, thekson ai.

Herën e fundit me Dzemalin ai ishte takuar tre muaj para vdekjes së tij, më 23 tetor 1976 në vilën e tij në Trnovo pranë Sarajevës.

"Më tha në vesh: ‘Di shumë, do të më vrasin’. Më tha se Tito është i izoluar, se e ka bllokuar gruaja e tij Jovanka, dhe se nuk mund të ketë qasje tek ai. Më tregoi për kreun e APJ-së. Ai e ndjente vdekjen”.

Drejtori i Institutit të Historisë, Husni Kamberovic, thotë Bjedici ka vdekur në kohën e krizave të mëdha në kreun e ish-Jugosllavisë.

“Në kreun e qeverisë federale ka vepruar si favorit i Titos dhe me mbështetjen e tij, kështu që kjo është një nga arsyet që vdekjen e tij e lidhin me konspiracion”, thotë ai. /Telegrafi/