LAJMI I FUNDIT:

E ardhme e paqartë për kërkimet në Google

E ardhme e paqartë për kërkimet në Google

Përfaqësuesit e rregullatorëve antitrust për Evropë dhe SHBA, Joaquin Almunia dhe Jonathan Leibowitz, do të takohen të hënën për një diskutim që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e motorit më të madh të kërkimit në botë, kompanisë Google, për të marrë një vendim nëse do të merren vesh me gjigantin amerikan të teknologjisë apo për ta paditur atë lidhur mbi dominimin e saj në treg.

Komisioni Evropian dhe Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) janë duke e hetuar kompaninë Google për më shumë se 18 muaj, ndërsa po përpiqen për të vendosur se çfarë veprimi duhet marrë lidhur me pozitën e saj të monopolit të dukshëm në kërkimet në internet si dhe në kërkimet që lidhet me reklamat.

Rregullatorët janë duke menduar për masa të cilat do të aplikohen në të dyja anët e Atlantikut.


Nëse të dy rregullatorët veprojë kundër saj, Google me siguri se do të jetë e detyruar të përmbush kërkesat dhe të modifikojë mënyrën se si i tregon rezultatet e kërkimit në internet, që të mos i favorizojë shërbimet e veta mbi ato të rivalëve.

Google është kritikuar nga konkurrentët e saj, duke përfshirë rivalin kryesor Microsoft, lidhur me shfrytëzimin e pozitës dominuese të kësaj të parës për të favorizuar shërbimet e veta si Google Shopping ndaj atyre të konkurrencës.

Google është përgjigjur duke thënë se kompania vetëm i është përgjigjur kërkesës së përdoruesve të saj, dhe se rivalët e Google janë vetëm një klik larg përdoruesit. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Teknologji
WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

Teknologji
Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Teknologji
Kalo në kategori