LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e kombëtares gjermane

E ardhmja e kombëtares gjermane

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, po mendon për brezin e të ardhmes që do të veshë fanellën e kombëtares.

Të dielën në mbrëmje, në ndeshjen e parë eliminatore për ‘Botërorin 2018’ në Norvegji, disa prej tyre do të aktivizohen më ekipin kombëtar.


Kimmich (Bayern Munich, 21 vjeç), Sane (Manchester City, 20 vjeç), Weigl (Dortmund, 20 vjeç) – janë disa nga emrat që mund të aktivizohen.

Emra të tjerë janë 20 vjeçarët, Sule, Meyer e Brandt, fitues të medaljes së argjendtë në Rio dhe titullarë të mërkurën e kaluar në miqësoren ndaj Finlandës (2-0), transmeton KP.

Trajneri është një njeri që sheh larg. Nga ekipi përfaqësues kampion bote ka pasur shumë tërheqje: Lahm, Mertesacker, Podolski, Klose e Schweinsteiger, të cilët nuk do ta veshin më fanellën e ekipit kombëtar.

Qe prej dy vjetësh, trajneri u ka dhënë çelësat e lojës një tjetër brezi: Muller e Kroos (26 vjeç) dhe Boateng, Hummels e Ozil (27 vjeç). Nuk mbeten pas Khedira (me 29 vjet) apo Neuer që tashmë janë shtylla e ekipit.