Gjithçka e saj është mbyl lur brenda dyerve të hek urta të burgut të grave “325”, i cili ndodhet në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Bëhet fjalë për Drita M., e cila në këtë burg vuan dënimin me 11 vjet burg për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”.
E mbyllur prej tre vitesh pas hekurave, 45-vjeçarja tregon historinë e saj, kur ka shfrytëzuar mbesën për prostitucion. Drita thotë se në qytetin e saj të lindjes, në Lushnjë, në vitin 2013 ka pasur një lokal me qera, të cilin e ka mbajtur prej tre muajsh.
Aty ajo ka shfrytëzuar mbesën e saj 15-vjeçare atë kohë, ndërsa theksoi se nuk e kishte detyruar dhe se e bënin vetëm për para. Ndërkohë, ajo shton se në burg ndodhet për çështje inati nga persona të tjerë.
“Mbesa ime është kapur me një person tjetër dhe atëherë jam arrestuar edhe unë, ndërkohë kisha tre muaj që kisha mbyllur lokalin. Mbesa ishte e fejuar dhe rrinte me të, unë nuk kisha të bëja fare”, thoshte Drita.
Me tej, 45-vjeçarja tha se kishte kontakte me mbesën e saj dhe se, kjo e fundit ka shfaqur pendesë për denoncimin e bërë në polici.
Sa kohë keni që qëndroni këtu?
Kam goxha, rreth 3 vjet.
Për çfarë jeni dënuar?
Për prostitucion. Kam shfrytëzuar mbesën, vajzën e motrës.
Sa jeni dënuar për këtë vepër penale?
Jam dënuar goxha, 11 vite burg. Tre vite i kam bërë, më kanë mbetur edhe
tetë vite të tjera.
Po si ka ndodhur shfrytëzimi. Kur është kapur mbesa?
Mbesa është kapur me dikë tjetër. Unë kisha marrë një lokal aty në Lushnjë me qera. Nga momenti që është kapur mbesa, unë kisha tre muaj që e kisha mbyllur. Atë kohë mbesa ime sapo ishte fejuar.
Sa vjeçe ishte mbesa?
Atë kohë ishte 15 vjeçe. Tani kam mbetur vetëm fare. Kam tre vjet që qëndroj këtu brenda në burg dhe nuk kam parë asnjë me sy.
Pse nuk keni njerëz që t’ju përkrahin?
Jo, nuk kam njeri. Nënën që kam, ajo është e paralizuar.
Po mbesa?
Ndodhet këtu, në paraburgim, sepse nuk është dënuar akoma.
Është arrestuar edhe mbesa për këtë çështje?
Po, por ajo nuk është dënuar akoma nga gjykata. Është penduar që ka bërë kallëzim në polici, por tani është shumë vonë.
Mbani komunikim bashkë?
Takojmë herë pas here këtu. Më thotë gjithmonë që është penduar për kallëzimin, por nuk ka ç’të bëjë. Nuk ishte se unë e detyroja mbesën për shfrytë- zim. Si ta them, ishtenjë ide e të dyjave ne, mendonim vetëm për para, pasi ishim edhe të varfra.
Po pse bëri denoncim kur ju e kishit mbyllur lokalin?
Punë inati më tepër. Unë kisha tre muaj që kisha lënë lokalin, në datë 10 shtator të vitit 2013. Ndërsa unë jam kapur më datë 10 dhjetor të këtij viti, kur mbesa ime u kap me dikë tjetër. Ishte punë inati sikur unë e kisha denoncuar, kur mbesa ime ishte e fejuar.
Ju thoni që ajo shfrytëzohej nga persona të tjerë?
Po unë prandaj u arrestova. Ajo u kap me persona të tjerë të cilët u arrestuan dhe, aty nxorën emrin tim që shfrytëzoja mbesën për prostitucion. Rri tani këtu dhe vuaj dënimin me 11 vite burg.
Mbesa ishte e fejuar?
Sigurisht që ishte e fejuar. Madje gjatë gjithë kohës qëndronte tek i fejuari.
Po këtu si e kaloni kohën?
Këtu jemi shumë gra që kanë kryer krime të ndryshme. Unë më tepër merrem me punë dore, të cilat edhe i shes. Marr porosi nga jashtë, i shes dhe fitoj ndonjë para të vogël. Të gjitha kështu e ngrysim ditën, sa në një cep të burgut në cepin tjetër. Ma bëri mbesa këtë gjëmë.
Sa kohë ka ndodhur shfrytëzimi me mbesën?
Ato janë kohë të kaluara tani. Nuk zgjati shumë kohë sepse mbesa zgjodhi të fejohej me një djalë dhe unë mbylla lokalin.
Për çfarë e bënit këtë gjë?
Ishim të varfra. Vuanim për para, nuk kishim nga ta nxirrnim. Mbesa po ishte në një situatë me mua dhe detyroheshim të bënim këto gjëra që në këtë ditë sot jemi penduar shumë.
Po këtu brenda si i keni kushtet?
Këtu shumë mirë, unë jam e kënaqur për vendin që është.
Rrini me njëra-tjetrën këtu?
Po rrimë bashkë. Këtu ngado të rrotullohesh po me të njëjtat gra do përplasesh dhe nuk ke se si mos të rrish.
Keni ndonjë dëshirë që e mendon shpesh?
Kush është ajo grua që nuk ka dëshira këtu brenda. Unë kam një djalë, i cili më ka rënë në burg për vjedhje. Doja shumë që ta shikoja, por deri tani ka qenë e pamundur. Po ashtu edhe nënën do doja ta takoja dhe të rrija me të pasi është në gjendje të paralizuar./Shekulli/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
10 vjet nga Ligji për sigurime shëndetësore, 11 vjet nga Ligji për shëndetësinë – PRAK liston pikat e rëndësishme për sistemin shëndetësor, por që nuk janë bërë
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre