LAJMI I FUNDIT:

A e dëmton trurin besimi në Zot? Ja çfarë thotë shkenca!

A e dëmton trurin besimi në Zot? Ja çfarë thotë shkenca!

Njerëzit shtypin zonat e trurit që përdoren për mendimin analitik dhe angazhojnë pjesët përgjegjëse për dhembshurinë, me qëllim që të besojnë tek Zoti, sipas studimeve të fundit.

Ata bëjnë të kundërtën kur mendojnë për botën fizike, sipas studimit.


“Kur është një çështje besimi, nga pikëpamja analitike, mund të tingëllojë absurde”,- thotë Profesor Tony Jack, që udhëhoqi studimin. “Por nga ajo që ne kuptojmë për trurin, kërcimi i besimit për të besuar në të mbinatyrshmen rezulton në lënien mënjanë të mënyrës kritike/analitike të të menduarit, gjë që na mundëson të kemi më shumë vështrim social dhe emocional brenda vetvetes”.

Në një analizë të tetë eksperimenteve, botuar nga revista PLOS ONE, studiuesit zbuluan gjithashtu se njerëzit që besonin ishin më të dhembshur, se sa ata pa besim.

Studiuesit ekzaminuan lidhjen mes besimit në Zot dhe masës së të menduarit analitik dhe shqetësimin moral në tetë eksperimente, ku në secilin morën pjesë mes 159 dhe 527 pjesëmarrës të rritur.

Ndonëse edhe besimi spiritual, edhe dhembshuria ishin pozitivisht të lidhura me shpeshtësinë e lutjes apo meditimit, asnjëra nuk parashikoheshin prej kontaktit social, që lidhet me marrëdhëniet kishtare.

Në studime të mëparshëm, laboratori i Profesor Jack përdori një makinë imazheria përmes rezonancës magnetike të trurit për të treguar se ekziston një rrjet analitik neuronesh që i mundësojnë njerëzve të mendojnë në mënyrë kritike si dhe një rrjet social për të shfaqur dhembshurinë.

“Për shkak të tensionit mes rrjeteve, nëse ju lini mënjanë pikëpamjen natyraliste për botën, atëherë do të zhyteni më thellë në anën tuaj sociale/emocionale”, shpjegon profesori.

“Dhe ky mund të jetë shpjegimi përse besimi në të mbinatyrshmen ekziston përgjatë të gjithë historisë së kulturave,…”. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori