LAJMI I FUNDIT:

E gjithë Spanja në shesh për Ermonela Jahon (Foto/Video)

E gjithë Spanja në shesh për Ermonela Jahon (Foto/Video)

Mbi 90 qytete dhe qendra kulturore anembanë Spanjës janë bashkuar me transmetimin live të operës “Otello” ku rolin kryesor të Desdemonës e luan sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho.

Kjo operë e cila u shfaq live për herë të parë pas premierës në javën e kaluar.


Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho e cila po korr suksese të jashtëzakonshme në skenën operistike botërore, mbrëmë ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut spanjoll dhe jo vetëm.

Mijëra qytetarë kishin mbushur, sheshet dhe auditoriumet në Spanjë për ta ndjekur drejpërdrejt, operën “Otello”, ku artistja shqiptare Ermonela Jaho interpretoi rolin kryesor të Desdemonës përkrah tenorit Gregory Kunde që luan Otellon.

Mbi 90 qytete dhe qendra kulturore anembanë Spanjës janë bashkuar me transmetimin live të operës “Otello” e cila u shfaq për publikun përmes ekraneve në 140 mjedise publike.

Në videon në vijim janë pamjet nga atmosfera në qytetet spanjolle gjatë shfaqjes së operës.

Kryebashkiaku i qytetit të Valladoid-it, Oscar Puente, dhe drejtori i përgjithshëm i Teatrit Mbretëror, Ignacio García-Belenguer, janë shfaqur para mediave për ta mbështetur këtë aktivitetet që solli operën tek publiku i gjerë, me rastin e shënimit të dyqindvjetorit të këtij institucioni kulturor në Madrid.

Shfaqja është ndjekur përmes projektorëve edhe në Sevilje kryeqytetin e bashkësisë autonome të Andaluzisë dhe në Granadë. García-Belenguer ka theksuar se “kultura duhet të jetë për të gjithë” dhe kapaciteti i Teatrit Mbretëror është e kufizuar për të akomoduar të gjithë ata që kanë shprehur interesim për ta parë operën.

Kryetari i komunës është i bindur se ky bashkëpunim mund të shtrihet në të ardhmen dhe të shërbejë për t’i dhënë fund “konceptit elitist” sa i përket operës.

Opera “Otello” e kompozitorit Xhyzepe Verdi e cila është e bazuar në veprën e Shekspirit, javën e kaluar hapi sezonin 2016/2017 të Teatrit Mbretëror në Madrid.

Opera e cila u shfaq live për herë të parë pas premierës, u transmetua drejtpërdrejt edhe në KultPlus. Pas shfaqjes së mbrëmshme do të jenë edhe 11-të repriza në Spanjë. /KultPlus/Telegrafi/

ermonela 1

ermonela 2

ermonela 3

ermonela 5

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori