LAJMI I FUNDIT:

E kuqja e egër për natën e ndërrimit të viteve

E kuqja e egër për natën e ndërrimit të viteve

Si gjithmonë, tendenca më e madhe do jetë e kuqja, por mirë do ishte sikur ta zgjidhnit në nuancën e errët. Rikthim i madh për të gjelbrën dhe të kaltrën elektrike. E për të mos gabuar kurrë, e zeza.

Anila Konomi,
Stiliste

Në këtë periudhë mbizotëron e kuqja e egër ose bordoja. Ngjyra nude (nuanca pranë bezhës) si edhe e zeza nuk duhet lënë kurrë pa e zgjedhur. Për sa u përket materialeve mund të përdorim mëndafshin që nuk ka një stinë të përcaktuar, dantellën që është shumë festive si dhe kashmirin nëse duam që veshja të ketë shumë përdorime.


Meshkujt e kanë më të thjeshtë, duke u përqendruar tek aksesorët si dhe në një kostum festiv, çdo gjë është në rregull.

Mbi të gjitha nuk duhet të vishni veshje të rastësishme, nuk duhet të përdorni shkëlqimin, ngarkesën në aksesorë dhe çizme, pavarësisht se janë në modë.

Gabimet që s’duhet absolutisht të bëhen janë: Për femrat JO fustane casual për mbrëmjen e Vitit të Ri, JO aksesorë të ngarkuar, JO geta me shkëlqim, JO çizme, sado të jenë tendencë nuk vishen KURRË për mbrëmjen e Vitit të Ri dhe JO fustane tip “ballo” sepse jemi në 2014-ën.

Për meshkujt JO çorape sportive sepse kur ulemi pantallonat ngrihen dhe duket shumë keq, JO kostum me shkëlqim, le ta lëmë për një ditë modën orientale pas, JO unaza-varëse floriri. Është një mbrëmje e shenjtë dhe JO këmishë me logo ose me emrin e firmës. /Telegrafi/