E lani pulën para se ta fusni në furrë për ta pjekur? Kurrë më nuk bën ta bëni këtë gjë. Kurrë! (Video)
Helmimi me ushqim është dukuri e shpeshtë, mirëpo ndodh kryesisht për shkak të gabimeve të njerëzve në përgatitjen e ushqimit.
Ato gjëra më së shpeshti ndodhin nga mosdija dhe pakkush di që edhe pula nuk duhet të lahet para zierjes apo pjekjes, transmeton Telegrafi.
Shumica e njerëzve (90 për qind) e lajnë pulën para përgatitjes për ta ngrënë. Ja përse kjo gjë as rastësisht nuk duhet të bëhet.
Pula e pazier përmban baktere të dëmshme, siç janë kampilobakteri dhe salmonela, të cilat çojnë në helmim të rrezikshëm me ushqim, shkruan Health Eternally.
Larja e pulës para përgatitjes për ngrënie vetëm i kontribuon përhapjes së baktereve nëpër sipërfaqe të mishit, por edhe më gjerë.
Në shumicën e recetave kërkohet që njerëzit të lajnë mishin e shpezëve para se të vendosin ta përgatisin për ngrënie, andaj hulumtimi ka treguar që këtë gjë e bëjnë 90 për qind e njerëzve.
– Në këtë mënyrë nuk do t’i eliminoni bakteret, por vetëm do t’i përhapni gjithandej përreth vetes – thotë Jennifer Quinlan.
Për këtë arsye ajo rekomandon:
– Lani mirë duart dhe sipërfaqen e gatimit në të cilën keni përgatitur mishin e shpezëve për zierje apo pjekje.
– Patjetër ndani mishin e shpezëve nga ushqimet e tjera derisa i gatuani
– Përgatitni mishin e shpezëve në temperaturë minimale prej 165 shkallësh celsius
– Ndajeni ushqimin nga mishi i shpezëve në frigorifer
Nëse nuk u përmbaheni këtyre këshillave, mund të infektoheni me salmonelë, e cila çon në diarre, ethe, ngërçe në stomak, vjellje, dehidrim dhe, më e keqja, në vdekje.
Kampilobakteri gjithashtu shkakton diarrenë dhe në qoftë se nuk zbulohet me kohë, mund të sulmojë edhe sistemin nervor.
Vërtetojeni edhe vetë! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën