LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme: Kalon nëpër reketin e tenisit (Video)

E pabesueshme: Kalon nëpër reketin e tenisit (Video)

Roger Federer dhe Andy Murray kanë aftësi të mëdha dhe e zotërojnë mirë reketin gjatë lojës së tenisit.

Mirëpo, një ekspert kinez i arteve marciale, ka një aftësi tjetër, që e bën me anë të këtij mjeti që shfrytëzohet për goditjen e topit, transmeton Telegrafi.


I veshur me kostume tradicionale të zeza, ky njeri i njohur vetëm si Wanglei, e kalon tërë trupin nëpër hapësirën e zbrazët të reketit.

Në videon e publikuar, djaloshi nga Kina fillimisht demonstron disa lëvizje ‘kong-fu’, e më pas e rrotullon dorën.

Pastaj, ai shihet duke kaluar në të njëjtën kohë shpinën dhe këmbët, nëpër hapësirën që është e gjerë vetëm 31 centimetra. /Telegrafi/