Shkencëtarët kanë zbuluar që selfie nuk është e thënë të jetë e dëmshme. Fotografitë tuaja mund t’ju tregojnë se a vuani nga ndonjë sëmundje, si edhe sa gjatë do të jetoni.
Ekzistojnë dy tipa buzëqeshjeje – artificiale dhe natyrale. Për dallim nga artificialja, e cila aktivizon vetëm muskujt rreth gojës, buzëqeshja e natyrshme (e sinqertë) aktivizon kontraksionet e qëllimta por edhe të rastësishme të muskujve, të cilat ngrenë këndet e buzëve dhe të faqeve, por edhe krijojnë rrudha rreth syve, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi ka treguar që personat, fytyrat e të cilëve në foto selfie i zbukuron buzëqeshja e sinqertë jetojnë më gjatë.
Buzëqeshja është ilaçi më i mirë i lirimit të stresit, sepse zgjeron enët e gjakut, shton qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës.
Sipas hulumtimeve, njerëzit që buzëqeshin jetojnë shtatë vjet më shumë se ata që janë të vrenjtur.
Buzëqeshja artificiale (e rreme) nuk i ka ato efekte pozitive, andaj shpesh zbulon emocione negative, të cilat mund të shkurtojnë jetëgjatësinë.
Për të zbuluar a do të keni jetë të gjatë, kthejeni objektivin e aparatit nga vetja, buzëqeshni dhe bëni selfi, pastaj krahasojeni me vijat e përshkruara të fytyrës.
Nëse konstatoni që buzëqeshja juaj është e sinqertë (e natyrshme), vazhdoni të krahasoni dhe bëni selfi etë reja çdo muaj për të parë se a është përmirësuar buzëqeshja juaj.
– Rrudhat e gjera dhe të thella rreth syve janë shprehje e qëndrimit pozitiv ndaj jetës, gjë që do të thotë që personi të cilit “i qeshin sytë” gjatë do të jetë më i shëndetshëm dhe që do të jetojë më gjatë – thonë hulumtuesit e Universitetit Vine.
Selfie mund të zbulojë shumë më tepër.
Shikoni sytë tuaj. Gropat e errëta të syve mund të zbulojnë edhe alergjitë, ndërsa linja e hollë e bardhë rreth skajit të bebes së syrit ngjyrë pak si dyllë i bardhë të puçrrave rreth syve, si edhe njolla të verdha në kapakë të syve mund të jenë shenjë e ngritjes së nivelit të kolesterinës.
Skuqja e të bardhëve të syve shkakton zgjerimin e kapilarëve të cilët janë cekët nën sipërfaqen e syve, mirëpo skuqja e syve mund të jetë edhe simptomë e alergjisë, e syve të tharë, lisë dhe konjuktivitisit, baktereve shumë infektuese të infeksioneve të syrit.
Sytë e shtrembëruar mund të jenë edhe shenjë e inflamacionit të bebes së syrit, e cila mund të jetë e shkaktuar na infeksioni virusal, por në raste të rralla edhe e sëmundjeve autoimune.
Kapakët e lëshuar mund të tregojnë sasinë e madhe të stresit, apo edhe kancerin e mushkërive. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Katër lule helmuese të cilat vrasin me një fletë: Të bukura, por jashtëzakonisht vdekjeprurëse!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë