LAJMI I FUNDIT:

E paskemi pasur në shtëpi zgjidhjen për dhimbjet menstruale!

E paskemi pasur në shtëpi zgjidhjen për dhimbjet menstruale!

Zakonisht në ditët e para të menstruacioneve, përveçse ndihemi të këputur dhe të përgjumur, ndjejmë edhe një dhimbje në mes, ndonjëherë aq të padurueshme sa detyrohemi të shkojmë tek barnatorja për të blerë qetësues.

Por përpara se ta bëni këtë, më e mira është të provoni mënyrat natyrale për t’u qetësuar nga dhimbjet menstruale, me anë të çajrave apo erëzave që çdokush, e përsërisim, çdokush, mund t’i ketë në shtëpi.


1. Xhenxhefili
Zieni xhenxhefilin; mund ta pini në formë çaji ose mund ta përdorni në gatime. Është një qetësues shumë i mirë për stomakun dhe dhimbjet nga periodat.

2. Kanella
Duke hedhur pakëz kanellë në çaj, apo në ushqimet tuaja, do ta ndjeni veten më të lehtësuar nga dhimbjet.

3. Çaji i kamomilit
Është padyshim çaji më qetësues, dhe përveç muskujve, nervave dhe gjithçkaje tjetër, kamomili ndihmon edhe në lehtësimin e dhimbjeve të periodave.

4. Kopra
Kopra është e mrekullueshme për të ndihmuar tretjen dhe qarkullimin e gjakut, shkruan Anabel, ndaj është kurdoherë një ide e mirë edhe kur keni dhimbje nga periodat.

5. Borziloku
Një qetësues natyral që lehtëson çdo lloj dhimbjeje, borziloku mund të përdoret në sallatë apo i zier në formë çaji. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori