LAJMI I FUNDIT:

E përbashkëta e të gjitha penaltive të Realit që nuk u hetua nga portieri i Atleticos (Video)

E përbashkëta e të gjitha penaltive të Realit që nuk u hetua nga portieri i Atleticos (Video)

Fituesi i Ligës së Kampionëve për edicionin 2015/2016 u vendos pas ekzekutimit të penaltive në finalen e San Siros.

Real Madridi dhe Atletico Madridi i përfunduan edhe vazhdimet me rezultat të barabartë (1-1), ashtu që gjithçka vendosën njëmbëdhjetëmetërshat.


Nga pika e bardhë më të saktë u treguan Mbretërit, ndërsa penaltinë fituese e ekzekutoi Cristiano Ronaldo.

Mirëpo, vëmendje ka tërhequr portieri i Atleticos, Jan Oblak, i cili dukej se hezitonte të intervenonte kur gjuanin lojtarët kundërshtarë.

Për më shumë, të gjithë pesë penaltitë që i ekzekutuan futbollistët e Realit përfunduan në rrjet në të njëjtën anë – në anën e majtë.

Për më shumë, ndiqni edhe njëherë njëmbëdhjetëmetërshat e finales, të cilët bënë që Real Madridi ta fitonte për të 11-tën herë trofeun e më të mirit të Evropës. /Telegrafi/

Të gjitha penalltitë nga finalja mes Real Madrid C.F. dhe Atlético de Madrid.

Posted by Telegrafi Sport on Samstag, 28. Mai 2016