LAJMI I FUNDIT:

E tmerrshme: Pedofili që “kujdeset” për jetimët, abuzon me ta!

E tmerrshme: Pedofili që “kujdeset” për jetimët, abuzon me ta!

Thellohet më tej skandali i publikuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku drejtuesi i shoqatës “Jetimet në Fokus”, Maksim Liço, i shpreh hapur kërkesën 16-vjeçarit jetim për të kryer marrëdhënie seksuale.

Pasi krijon besimin se djali që ka njohur është një jetim, që ka nevojë për strehim, shkollim dhe ushqim, Maksim Liço avancon në kërkesat e tij.

Jetimi i përsërit disa herë gjatë bisedave se ka nevojë për ndihmë, pasi nuk ka asnjë që ta ndihmojë. Maksim Liço avancon në kërkesa seksuale, por edhe në premtime. Por, gjatë bisedës, ai është i kujdesshëm dhe kërkon nga 16-vjeçari që të fshijë bisedat, që ai ka bërë me të në Facebook.


Fillimisht këmbëngul që ta takojë djalin, duke i kërkuar disa herë takim në Facebook dhe duke e telefonuar në orët e vona të mbrëmjes. Gjatë bisedave telefonike, Maksim Liço i premton para në këmbim të seksit, jetimit 16-vjeçar.

I numëron disa raste kur ka marrë fonde, madje në një telefonatë i premton edhe pagesën e parë prej 10 mijë lekësh të reja, nëse ai do t’i përmbushë kënaqësitë seksuale.

Gjatë bisedës telefonike, kryetari i shoqatës së jetimëve i tregon jetimit, se nuk është hera e parë që ai kryen marrëdhënie të tilla me djem të moshës së tij, madje i pohon se ka pasur marrëdhënie të tilla dhe me një 14-vjeçar.

Pas bisedave të gjata në Facebook, ku Maksim Liço këmbëngul të takojë jetimin që ka njohur dhe që i ka ofruar ndihmë, fillon të shikojë të gjitha fotografitë e shokëve të djalit në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook.

Ai fillon të pëlqejë një prej shokëve të djalit jetim, një të ri 15-vjeçar dhe i propozon që ta afrojë edhe atë nëpërmjet pagesës, kërkon që të kryejnë marrëdhënie të tre.

Këmbëngul vazhdimisht në Facebook dhe me telefonata që të takojë 15-vjeçarin, që t’i shkojnë të dy në shtëpi për marrëdhënie seksuale.

Gjatë bisedave për të joshur me para jetimin 16-vjeçar, kreu i shoqatës “Jetimët në Fokus” tregon për fondet dhe projektet që merr, premton vazhdimisht parà për të dhe shokun e tij 15-vjeçar.

Për më shumë, klikoni këtu. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori