LAJMI I FUNDIT:

E veçanta e Gjermanisë është fondi i lojtarëve

E veçanta e Gjermanisë është fondi i lojtarëve

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Joachim Low, nuk e ka aktivizuar përbërjen e njëjtë në asnjërën prej katër ndeshjeve në ‘Euro 2016’ dhe pritet të vazhdojë me ndryshime në formacion edhe në çerekfinale.

Kampioni i botës të dielën eliminoi Sllovakinë (3-0) në 1/8 e finales, duke zhvilluar futbollin më atraktiv deri më tani në Evropian dhe duke paralajmëruar se synimi i saj është trofeu i katërt i kësaj gare, shkruan Reuters, përcjell Koha Ditore.


“Te ne nuk ekziston vetëm një skuadër”, ka thënë Low, i cili për ndeshjen ndaj Sllovakisë e nxori Mario Gotzen nga njëmbëdhjetëshi startues, duke e zëvendësuar me Julian Draxlerin që kontribuoi me një gol dhe një asistim.

“Nuk e di se kush do të luajë në ndeshjen tjetër. Një gjë është e sigurt, që nuk do të jetë ekipi i njëjtë. Deri më tash e kam ndërruar përbërjen dhe do të veproj kështu deri në fund, pavarësisht kundërshtarëve”, ka deklaruar ai.

Low ka pasur paqartësi të mëdha në formacion para se të fillojë ‘Euro 2016’, ku gjithçka filloi me lëndimin e Ilkay Guendoganit e Marco Reusit.

Sido që të jetë, gjermanët i pret një çerekfinale e vështirë, pasi luajnë kundër Italisë.

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori