LAJMI I FUNDIT:

A e vendosi Kampionati Evropian fituesin e Topit të Artë?

A e vendosi Kampionati Evropian fituesin e Topit të Artë?

Finalja e Kampionatit Evropian e fituar nga Portugalia medoemos i ka dhënë kahje edhe Topit të Artë, një trofe individual që UEFA ia japë atij që ka shkëlqyer.

Në mesin e garës mbetën katër kandidatë potencialë, Toni Kroos, Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Antione Griezmann, por në fundin e finales 120 minutëshe të Parisit, tani shtohen pretendimet e një personazhi të vetëm.


Cristiano Ronaldo nuk kishte aspak ndikim në triumfin historik të Portugalisë, por në një vit thuajse perfekt në synimin e trofeve, anësori luzitan sigurisht e ka të drejtën të festojë edhe për çfarë do të vijë.

cristiano-ronaldo-portugal-euro-2016.vresize.1200.675.high.51

Numri 7 i Real Madrid e humbi La Ligën në ndeshjen e fundit, por ia doli të fitonte Ligën e Kampioneve dhe tani edhe Evropianin me kombëtaren.

Lexo po ashtu: Nani merr një dhuratë speciale prej Ronaldos (Foto)

Meritat e tij në turneun e kësaj vere janë të pamohueshme edhe pse në ndeshjen më të rëndësishme, ai mund të jepte vetëm kurajo nga bankina. Por për ekspertët e futbollit evropian, tani Cristiano Ronaldo duhet të bëjë vend në muzeun e tij për një tjetër top të Artë, atë që do të vijë pas pak muajsh, në Janar.

Lexo po ashtu: Publikohet lista e 14 lojtarëve që janë kandidatë për ‘Topin e Artë’

Nuk ka aspak rëndësi që Portugalia nuk ekzaltoi me lojën e saj, pasi një kombëtare e dorës së dytë e inspiruar nga Ronaldo, ia doli të fitojë edhe me golat e Ronaldos.

Topi i katërt i artë është shumë pranë, falë kjo edhe distancimit të pretendentëve me Messin në një sezon jo elektrizues dhe të tjerët në kufirin e lojtarëve tokësorë të zakonshëm.

ronaldo 1

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori