Vendimi i Qeverisë së Serbisë për të zhvleftësuar një vendim tjetër, atë të Kuvendit të Kosovës për Trepçën, është parë si veprim qesharak nga një ish-politikan i Beogradit.
Këshilltari i dikurshëm i kryeministrit, Zoran Gjingjiq, e po ashtu edhe ish-ambasador i Serbisë në Izrael, Mile Isakov ka thënë se shefi i qeverisë, Aleksandar Vuçiq bëri veprime qesharake në lidhje me gjigantin e minierave dhe minerale në Kosovë, përcjellë Klan Kosova.
“Kush është me këtë rast i marrë e kush i trazuar? Ata e miratuan ligjin në Kuvend, ne i përgjigjemi me një vendim të qeverisë që atë ligj e zhvleftëson dhe e shfuqizon. Dhe me kaq u zgjidh problemi. Aq thjeshtë sa më thjesht nuk ka mundur të bëhet. Thjesht gjeniale! Po si nuk u kujtua kurrkush më herët për këtë gjë? Nuk e japim dhe pikë. Tingëllon mirë, por këtë e kemi thënë edhe për Kosovën, e është pikërisht Kosova ajo që po na e merr tash pasurinë. Dhe atë e bën në mënyrë të njëjtë (sikur kur e shpalli pavarësinë) e shpall dhe fund”, ka shkruar Isakov, duke ironizuar veprimin e Beogradit në një kolumne të botuar në shumë medie të Serbisë, transmeton Klan Kosova.
“Ne bëhemi sikur nuk e japim, por nuk e dërgojmë çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi, në fakt, nuk është kërcënuar siguria, thotë Vuçiq, dhe për shkak se e dimë që me këtë nuk do të arrinim asgjë. Po çfarë duam atëherë? Kurrgjë, sikur deri tashti. Do ta shpallim fitoren dhe do të fitojmë. Do ta fusim kokën në rërë dhe do të shtiremi sikur gjithçka është në rregull. Sa na përket neve, Trepça është e jona, sikur edhe Kosova. E në të vërtetë, nuk janë“. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën