LAJMI I FUNDIT:

E vërtetuar shkencërisht; fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna!

E vërtetuar shkencërisht; fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna!

Njerëzit e zgjuar duhet t’ua dinë për nderë nënave të tyre, sepse sipas një studimi, nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët. Kështu, stereotipat gjinorë që mbijetuan gjatë shekujve ndoshta janë gati të zhduken.

Dihet që inteligjenca është një komponentë ei trashëguar, por deri disa vite më parë mendohej se ajo varej njësoj si nga nëna, edhe nga babai. Gjithsesi, studime të ndryshme kanë zbuluar se fëmijët kanë më shumë gjasa ta trashëgojnë inteligjencën nga nëna, sepse gjenet e inteligjencës janë të lokalizuar në kromozomin X.


Një nga studimet e para në këtë fushë është realizuar në vitin 1984, në Universitetin e Kembrixhit, dhe është ndjekur nga shumë të tjerë gjatë viteve. Në këto studime është analizuar bashkë-evolucioni i trurit dhe kushtëzimi i gjenomit, duke konkluduar se gjenet e nënës kontribuojnë më shumë për zhvillimin e qendrave të mendimit në tru.

Gjatë eksperimentit të parë shkencëtarët krijuan embrionet e minjve që kishte vetëm gjenet e nënës ose të babait. Por, kur erdhi koha për t’i transferuar ata në mitrën e një miu të rritur, embrionet vdiqën. Kështu u zbulua se ka gjene të kushtëzuara, që aktivizohen vetëm kur trashëgohen nga nëna dhe se janë jetike për zhvillimin e duhur të embrionit.

Nga ana tjetër, trashëgimia gjenetike e babait është thelbësore për rritjen e indeve që do të formojnë placentën.

Boy With glasses reading(1)

Shkencëtarët zbuluan se embrionet mund të mbijetojnë në qoftë se qelizat normale embrionale mbahen dhe pjesa tjetër manipulohen. Në këtë mënyrë, ata krijuan disa minj të modifikuar gjenetikisht në laborator që, çuditërisht, nuk u zhvilluan në të njëjtën mënyrë.

Ata me një dozë shtesë të gjeneve të nënës zhvilluan një kokë dhe tru më të madh, por kishin trupa të vegjël. Në anën tjetër, ata që patën një dozë shtesë të gjeneve të babait e kishin trurin më të vogël dhe trupin më të madh.

Duke i analizuar me kujdes këto dallime studiuesit identifikuan qeliza që përmbanin vetëm gjenet e nënës apo të babait në gjashtë pjesë të ndryshme të trurit që kontrollojnë funksione të ndryshme njohëse, nga zakonet e të ngrënit deri te kujtesa.

Në praktikë, gjatë ditëve të para të zhvillimit të embrionit, çdo qelizë mund të shfaqet kudo në tru, por në momentin që embrionet piqet dhe rritet, qelizat që kishin gjenet e babait grumbullohen në disa zona të trurit emocional: hipotalamus, amygdala, zona preoptike dhe septum. Këto fusha janë pjesë e sistemit limbik, i cili është përgjegjës për të siguruar mbijetesën tonë dhe është i përfshirë në funksione të tilla si seksi, ushqimi dhe agresioni.

Megjithatë, studiuesit nuk kanë gjetur ndonjë qelizë atërore në korteksin e trurit, i cili është vendi ku zhvillohen funksionet më të avancuara njohëse, të tilla si të inteligjenca, mendimi, gjuha dhe planifikimi. /Telegrafi/