LAJMI I FUNDIT:

The Economist: Qëndrimi i Edi Ramës ndaj refugjatëve, armiqësor

The Economist: Qëndrimi i Edi Ramës ndaj refugjatëve, armiqësor

Në një qëndrim kritik ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama, revista prestigjoze The Economist thotë se Shqipëria mund të preket nga kriza e refugjatëve. Duke i kujtuar qeverisë se të paktën 1 milionë shqiptarë jetojnë jashtë dhe në kohën e emigracionit ata u mikpritën nga vendet fqinje, The Economist kritikon deklaratën e kryeministrit se “Shqipëria nuk do t’i hapë dyert për refugjatët”, duke e quajtu si qëndrim armiqësor ndaj emigrantëve. The Economist shkruan se mafia shqiptare po blen gomone me qëllim që të nisë transportin e refugjatëve nga Shqipëria në Itali, si dikur me emigrantët kurdë. Sipas prestigjiozes britanike ky trafik nuk ka nisur ende dhe në Adriatik kalojnë vetëm super –skafe të ngarkuar me drogë.

Shkrimi i plotë


Italianët s’mund t’u besojnë syve. 25 vjet më parë, mijëra shqiptarë, të hipur në anije të vjetra, mbërritën në portin jugor të Brindizit, në Itali. Komunizmi kolapsoi në Shqipëri dhe ishin përhapur zëra se italianët po jepnin viza. Në gusht, 20 mijë persona mbërritën me një anije të vetme. Më pas italianët premtuan t’i paguanin qeverisë shqiptarë 9 milionë dollarë për t’i mbajtur shqiptarët në shtëpi dhe fluksit i erdhi fundi.

Sot, kriza e emigrantëve u krijon shqiptarëve pështjellime të ndryshme. Si një vend emigrantësh, shqiptarët i mbështesin ata që largohen nga lufta apo për të kërkuar një jetë më të mirë. Vetëm 3 milionë njerëz jetojnë atje (në Shqipëri); të paktën 1 milionë, pjesa më e madhe e diasporës shqiptare, jeton në Greqi e Itali. Vitin e kaluar 55 mijë kërkuan fatin e tyre për t’iu larguar varfërisë, duke iu bashkuar fluksit të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe duke aplikuar për azil politik në Gjermani (thuajse të gjithë do të dështojnë).

Autoritetet shqiptare kanë nisur të shqetësohen se Shqipëria do të duhet të bëjë llogaritë me shumë me njerëzit që vijnë sesa me ata që largohen. Disa parashikojnë se refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku – shumë prej atyre që janë bllokuar në Greqi në përpjekjet për të hyrë në Europë nga Maqedonia – tani mund ta provojnë fatin e tyre përmes Shqipërisë. Një numër i vogël është kapur rrugës për në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje. Po qarkullojnë sëra se mafiozët shqiptarë po kërkojnë të blejnë gomone për të transportuar emigrantët në Itali, ashtu siç bënë me mijëra kurdë në vitet ’90.

Deri tani vetëm super –skafet e trafikantëve të drogës po e kalojnë Adriatikun. Shumë emigrant në Greqi kanë dëgjuar se Shqipëria është e rrezikshme dhe se nëse nuk plaçkiten apo vriten nga mafia, rrezikojnë disa vjet burg. Muajt e fundit vetëm disa qindra kanë kaluar.

Edhe pse ka përjetuar një fluks të beftë të migrimit -gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë rreth 500,000 shqiptarë qëndruan në Shqipëri deri sa mbaroi lufta – në shumë aspekte ajo është e papërgatitur. Shqipëria ka vendosur policë shtesë për të ruajtur kufijtë e saj. Në 4 mars Italia premtoi të dërgonte njerëz dhe pajisje për të ndihmuar në tokë e në det. Por Edi Rama, kryeministri shqiptar, thotë se vendi i tij nuk do t’i hapë dyert për refugjatët. Kështu, një tjetër vend në Ballkan, edhe pse thellësisht armiqësor ndaj refugjatëve që po i ikin luftës, mund të preket nga kriza e tyre. Fakti që kaq shumë shqiptarë janë mikpritur jashtë vendit, mund të shërbejë shumë pak. /Lapsi.al/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori