LAJMI I FUNDIT:

Edhe AAK-ja del kundër Edi Ramës: Nuk është i autorizuar që të na pajtojë me Serbinë

Edhe AAK-ja del kundër Edi Ramës: Nuk është i autorizuar që të na pajtojë me Serbinë

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, ka reaguar lidhur me vizitën e fundit në Beograd të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Kosovës nuk i duhet ndihma e Shqipërisë për dialogun me Serbinë.

“Edhe në diskutime private me të, por edhe publikisht jam në përputhje të plotë me ministrin e shtetit te Kosovës për këtë qëndrim. Kosova është shtet në vete dhe nuk e ka autorizuar asnjë kryeministër, e as Rama, që të marr rolin e pajtuesit me Serbinë”, ka shtuar më tutje Berisha.


Postimi i plotë:

ENVER HOXHAJ, Ministri i Jashtëm i Kosovës

“Nuk na duhet ndihma e Shqipërisë për dialogun me Serbinë.”

KOMENT:

Edhe ne diskutime private me te, por edhe publikisht jam ne ne perputhje te plote me ministrin e shtetit te Kosoves per kete qendrim. Kosova eshte shtet ne vete dhe nuk e ka autorizuar asnje kryeminister, e as z. Rama, qe te marr rolin e pajtuesit me Serbine. Ne fakt, ky qendrim korrekt i ministrit te shtetit, duhet te jete nje mesim per te dhe partin e tij – PDKne, e cila ne vend qe te fuqizoj institucionet shteterore dhe ne vend qe te forcoj raportet e bashkepunimit me partite politike ne parlament per tema shteterore, ata kerkonin qe permes veprimeve te njeanshme dhe raporteve me qeverine Rama te vene ne hije opoziten, nje strategji teresisht e gabuar. Paparashikushmeria e qeverive shqiptare ne raport me Serbine, eshte nje karakteristike qe ka percjellur ne pothuajse nje shekull , dhe politika e shtetit te Kosoves duhet te jete e kujdesshme. Ajo cfare besoj e ka te qarte ministri z, Hoxhaj, eshte se Kosova de facto nuk ka kryeminister dhe kjo paraqet nje hendikep te madhe per ne.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama godet me ironi kritikët për turizmin, publikon video nga Durrësi

Rama godet me ironi kritikët për turizmin, publikon video nga Durrësi

Lajme
Ndihmoi në arratisjen e një serbi në Mitrovicën e Veriut, Policia jep detaje për arrestimin e gardianit

Ndihmoi në arratisjen e një serbi në Mitrovicën e Veriut, Policia jep detaje për arrestimin e gardianit

Drejtësi
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy grave që dyshohen për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy grave që dyshohen për vjedhje

Lajme
Serbia arreston edhe dy shtetas të Kosovës

Serbia arreston edhe dy shtetas të Kosovës

Lajme
Njëri i lënduar, tjetri i plagosur - çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij pas rastit tragjik në Gjilan

Njëri i lënduar, tjetri i plagosur - çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij pas rastit tragjik në Gjilan

Lajme

"Mbyllni derën me çelës kur largoheni", Policia shpërndan 10 këshilla për mbrojtjen e banesave nga vjedhjet

Lajme
Kalo në kategori