LAJMI I FUNDIT:

Edhe dita e tretë e debatit për rebalancin e buxhetit vazhdon me akuza të ndërsjella

Edhe dita e tretë e debatit për rebalancin e buxhetit vazhdon me akuza të ndërsjella

Gjatë diskutimit të sotëm për rishikimin e  buxhetit PDSh ka akuzuar se me këtë rishikim është përshkallëzuar edhe më shumë diskriminimi ndaj shqiptarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deputeti i PDSh, Gazmend Aliu ka akuzuar se BDI e ka kthyer statusin e shqiptarëve më keq se statusin e popujve të robëruar. PDSh thotë se përmes refuzimit të 321 amendamenteve të saj që siç thonë ata “kishin për qëllim përmirësimin e jetës së shqiptarëve, për të tetin vit me radhë vendosi që paratë e shqiptarëve ti falë për projekte një etnike maqedonase”.


“Kishim pak, na u bënë hiq. Shqiptarët duhet të pajtohen me projekte dhe shifra fantazmë në buxhet dhe gjithmonë në fund, ata ngelin me Hiç të vërtetë. Diskriminimi buxhetor nuk do të thotë vetëm diskriminim ekonomik, por do të thotë diskriminim në të gjitha sferat e jetës, diskriminim politik, ekonomik, social, diskriminim kulturor e arsimor”, ka deklaruar jashtë foltores së Kuvendit, deputeti Aliu.

LSDM opozitare ka akuzuar se pushteti me rishikimin e buxhetit rrit shpenzimet joproduktive dhe i varfëron qytetarët, ndërsa OBRM-PDUKM është kundërpërgjigjur se nuk ka shkurtime në projektet e rëndësishme.

“Pushteti vazhdon edhe më tej të shpenzojë në mënyrë joproduktive shifra milionëshe për barok, përmendore, miliona për palma, shelgje, provizione kriminale për interesa personale. Me shpenzimin e këtillë të parave të popullit dhe të mbajturit llogari që të ketë më shumë para për çokollatat për pushtetin, e jo për bukën e qytetarëve dhe rritjen ekonomike, do të shënojmë ngecje në ekonomi”, ka thënë deputetja e LSDM, Mileva Gjorgjieva.

“Po flisni se me projektin “Shkupi 2014”, nuk ka rritje të ekonomisë e kështu me radhë, duke aluduar se me infrastrukturë rrugore dhe investime kapitale vjen zhvillimi e kështu me radhë. Edhe ne si pushtet pajtohemi me këtë, por t’i shohim faktet kush çfarë ka bërë më shumë për infrastrukturën rrugore, LSDM kur ishte në pushtet apo OBRM-PDUKM?”, është kundërpërgjigjur deputeti i OBRM-PDUKM, Dragan Danev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori