LAJMI I FUNDIT:

Edhe dy muaj afat për faljen e borxheve

Edhe dy muaj afat për faljen e borxheve
Euro notes in denominations of fives and tens are arranged for a photograph in London, U.K., on Wednesday, Jan. 18, 2012. The euro strengthened and commodities rallied as an official at a Group of 20 nation said the International Monetary Fund is proposing a $1 trillion expansion of its lending resources. U.S. index futures rose before Goldman Sachs Group Inc. reports earnings. Photographer: Simon Dawson/Bloomberg via Getty Images

Komisioni Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve njofton se Raportet e dërguara nga institucionet e përfshira në zbatim të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike deri më tani kanë ofruar këtë gjendje të borxheve të pasqyruara për periudhën 2000-2008 ku deri më tani janë falur borxhet në shumën prej 136,618,369.76 euro për personat përfitues.

Ndërsa, siç bën me dije Ministria e Financave, nga fillimi i zbatimit të ligjit për faljen e borxheve publike e deri më tani janë inkasuar të hyra në shumën prej 20,526,290.24 euro.


“Kurse, nga raportet e ofruara nga institucionet relevante, borxhet e mbetura për periudhën 2000-2008 janë në shumën prej 295,128,590.66 euro si subjekt i faljes për përfituesit e mundshëm deri në shfuqizimin e ligjit. Në këto të dhëna nuk janë përfshirë borxhet ndaj KEK-ut”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Me këtë rast, Komisioni Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë borxhe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, Doganës, Tatimit në Pronë si dhe ndërmarrjeve publike, se Ligji për faljen borxheve shfuqizohet më 3 shtator 2016.

“Prandaj, ftohen qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë afat të mbetur kohor dhe të kontaktojnë me Organizatat Buxhetore dhe Ndërmarrjet publike për të lidhur marrëveshje për faljen e borxheve publike ndaj tyre”, thekson Ministria e Financave. /Telegrafi/