LAJMI I FUNDIT:

Edhe FSK kundër kryepolicit të EULEX-it

Edhe FSK kundër kryepolicit të EULEX-it

Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e FSK-së, Selim Krasniqi, ka deklaruar se emërimi i kolonelit rumun në krye të Departamentit të Policisë Speciale në kuadër të EULEX-it, është jo i drejtë. Sipas tij emërimi i funksionarëve të lartë në EULEX nuk duhet të vijë nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sepse lind dyshimi për objektivitetin e tyre. Andaj ka thënë ai nuk është vonë për tërheqjen e këtij vendimi.

Shqetësimin e rritë përvoja e hidhur me oficerët e policisë rumune ne Kosovë, për më tepër kjo i shuan shpresat që drejtësia do të triumfojë një ditë, lidhur me vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.

Katër vjet pasi policë rumunë të UNMIK-ut vranë Mon Balajn e Arben Xheladinin, EULEX e ka vënë një kolonel rumun, Marian Petre, në krye të Njësitit Special të Policisë. Para MSFK-së, gjatë ditë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe KMDLNJ e kundërshtuan ashpër këtë emërim, duke e cilësuar ofendim për kosovarët. EULEX nuk e komenton vendimin.


“Në të njëjtën vijë, sjellja e shefit të Sigurimit të shefit të EULEX-it, Xavier de Marnac, ishte shumë fyese për ndjenjat e shqiptarëve dhe besoj se si e tillë nuk tolerohet ne asnjë vend të botës. Ne dimë se institucionet ndërkombëtare kanë resurse të mjaftueshme për të analizuar situatën e vendit tonë dhe si pasojë duhet vepruar me një përshtatje me të madhe ndaj pritjeve të këtij populli”, thuhet në një reagim të këshilltarit politik në MFSK.

“Kurse sa i përket pohimit të pasaktë të disa medieve se MFSK është e vetëmjaftueshme me kompetencat që ka, është e pakuptueshme për civilët e zakonshëm e lere më për drejtuesit e MFSK-së. FSK-ja është e gatshme që nesër të merr kompetencat shtesë, sidomos tash kur po arrihen kapacitetet e plota operacionale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori