LAJMI I FUNDIT:

Edhe fundjava me shi

Edhe fundjava me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se gjatë të shtunës dhe së dielës do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me të reshura shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërkaq do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.


“Mot me diell dhe vranësira të dendura do të na shoqëroj gjatë ditës së shtunë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. Të dielën do te mbaje mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës do të jenë jostabile dhe serish do të krijohen kushtet për reshje shiu të cilat vende –vende do të jenë me intensitet mesatar Temperaturat maksimale do të jenë për 1-2 gradë Celsius më të ulëta, derisa minimalet do të jenë të ngjashme. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/