LAJMI I FUNDIT:

Edhe Interi pas Huntelaar

Edhe Interi pas Huntelaar

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i gatshëm të sfidojë Arsenalin për sulmuesin e Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar.

La Gazzetta Sportiva shkruan se Moratti i është bashkuar betejës për Huntelaar, i cili do të jetë pa kontratë në muajin qershor.

Moratti dëshiron të sjellë një sulmues të ri në ekipin e trajnerit Andrea Stramaccioni dhe e sheh ish-sulmuesin e Milanit si një shtesë ideale. /Telegrafi/