LAJMI I FUNDIT:

Edhe komunat shqiptare u dalin në ndihmë zonave të vërshuara (Foto)

Edhe komunat shqiptare u dalin në ndihmë zonave të vërshuara (Foto)

Në solidarizim me bashkëkombësit nga Hasanbegu, sot Komuna Dibër në bashkëpunim në bashkëpunim me biznesmen të vendit ka dërguar 3000kg (makarona, jufka si dhe prodhime të tjera të bardha).

“Aktiviteti humanitar do vazhdoj pandërprerë me qëllimin për tu dalë në ndihmë banorëve të asaj zone. Në ditët në vazhdim do të organizohet grumbullimi i ndihmave në ushqim, veshmbathje si dhe në mjete të tjera deri në tejkalimin e situatës”, kanë njoftuar nga kabineti i kryetarit të komunës së Dibrës.


Dib

Ndërsa edhe sot, komuna e Tetovës dhe NP Parkingu i qytetit – Tetovë, kanë dërguar 6000 l ujë të pijshëm për familjet e goditura nga vërshimet në Hasanbeg.

“Bashkëndjejmë me dhembjen e tyre në këto ditë të vështira për ta, dhe do të jemi pranë tyre duke i ndihmuar në çdo hap të kësaj sprove që po përjetojnë. Tetova i ka ende të freskëta kujtimet nga vërshimet e vitit të kaluar, dhe ne të gjithë e dimë çdo të thotë të ndihesh i pashpresë, i humbur dhe të kesh nevojë për një dorë vëllazërore, për tu ngritur sërish e të vazhdosh më tutje”, thonë nga komuna e Tetovës.

Tet

Po ashtu edhe komuna e Strugës ka nisur aktivitete për të ndihmuar familjet në zonat e përmbytura në Shkup.

Sot punonjës të kësaj komune, kanë transportuar drejt Hasanbegut si zonë me dëme më të mëdha, një sasi të konsiderueshme të ujit të pijshëm dhe qumështit. Ky është kontingjenti i parë me ndihma nga Struga, ndërsa ditët në vazhdim pritet të konkretizohen edhe shumë aksione tjera të cilët tashmë kanë nisur në qytet por edhe në fshatrat e rajonit të Strugës.

Komuna e Strugës ka njoftuar se me gjitha kapacitete e saja, do të mbështes iniciativat për ndihma dhe do të mbështesë edhe vetë në vazhdim familjet e prekura nga përmbytjet në Shkup.

Str

Këshilli i komunës së Sarajit, në një seancë të jashtëzakonshme në të cilën kanë marrë pjesë edhe Shtabi lokal për emergjencë ka shqyrtuar situatën aktuale pas vërshimeve në rajonin e Shkupit. Në këtë takim është marrë vendim që në komunën e Sarajit të hapet pika për grumbullimin e ndihmave për rajonin e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Në këtë takim gjithashtu është marrë vendim që banorë lokal në formë të organizuar të ndihmojnë në pastrimin e shtëpive në pjesën e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore në të cilën jetën e kanë humbur shumë njerëz ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Komuna e Kërçovës në bashkëpunim me bizneset e këtij qyteti ka nisur një kontingjent me makineri drejt Shkupit.

“Komuna e Kërçovës – Shtabi vendor për mbrojte dhe shpëtim në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, falënderuar edhe gatishmërinë e kompanisë vendore “Instalimi”, për të zgjatur dorën e ndihmesës, sot në drejtim të Shkupit u nis kontingjenti i makinerisë (pompa uji, ekskavatorë) dhe burime njerëzore për tu bashkangjitur aktiviteteve për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet”.

Krc

Gjithmonë në bashkëpunim me faktorë tjerë, nuk do të rrimë duarlidhur për të sjellë ndihmën për rajonet e dëmtuara”, shkruan mes tjerash kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori