LAJMI I FUNDIT:

Edhe Obama flet pas vdekjes së Mohamed Ali

Edhe Obama flet pas vdekjes së Mohamed Ali

Presidenti amerikan, Barack Obama, i bëri sot një homazh prekës boksierit legjendë, Mohamed Ali, që vdiq të premten, duke përshëndetur një njeri që tronditi botën dhe ka luftuar për atë që ishte e drejtë.

“Është lufta e tij jashtë ringut që i kushtoi titullin dhe i solli shumë armiq. Por, Ali qëndroi fortë”, theksoi presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA-së, duke folur për implikimin e “The Greatest” në luftën për të drejtat civile.


“Ai ishte në krahë të (Martin Luther) King dhe (Nelson) Mandela, ai u ngrit kur ishte e vështirë, ai foli kur të tjerët nuk e bënin”, vazhdoi Obama, raporton AFP.

Duke theksuar se ende ruante një palë doreza boksi dhe një foto të tijën në studion e vet personale, në krahë të Zyrës Ovale, presidenti amerikan përshëndeti trajektoren jashtë norme të të riut Cassius Clay dhe rrugëtimin e tij shpirtëror që e dërgoi drejt islamit.

“Mohamed Ali tronditi botën. Dhe kjo ishte një gjë e mirë për gjithë botën. Dhe për të gjithë ne”, përfundoi presidenti amerikan, duke theksuar ngushëllimet e tij për familjen e këtij boksieri legjendë.

.

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori