LAJMI I FUNDIT:

Edhe sivjet Kopanica e komunës së Sarajit nuk ka ujë (Video)

Edhe sivjet Kopanica e komunës së Sarajit nuk ka ujë (Video)

Me ardhjen e temperaturave të larta dhe të verës në Kopanicë të komunës së Sarajit nuk ka ujë. Banorët thonë se këtë problem e kanë për çdo vit, ku ata ngelin pa ujë, pasi që rezervuari i ujësjellësit nuk punon, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Vetëm dy vite pas rregullimit të rezervuarit të ujësjellësit, kishim ujë rregullisht. Por, pas dy viteve gjatë stinës së verës nuk kemi ujë. Kemi bërë ankesa, por komuna dhe Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit – Shkup thonë se nuk ka rrymë të mjaftueshme dhe duhet të vendoset një pompë dhe rezervuari të furnizohet me ujë”, thotë për Tv21, Sabir Hajrullahu, nga Bashkësia Lokale Kopanicë.


Për shkak të mungesës së ujit, banorët detyrohen të shfrytëzojnë ujin e çezmave të fshatit dhe puseve, por që sipas tyre uji nuk është i pijshëm.

“Këto janë çezmat e fshatit Kopanic të komunës së Sarajit nga ku banorët furnizohen me ujë. Komuna e Sarajit e hedh topin tek NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” të Shkupit. Por banorët në këto temperatura mbi 40 gradë vazhdojnë të ngelen pa ujë të pijshëm”.

Nga mungesa e ujit në këtë fshat ka frikë se mund të shpërthejë ndonjë epidemi, pasi sipas banorëve, nga disa analiza të bëra të ujit të puseve ka dal prania e shtuar e baktereve.

“Këtë ujë që shiheni këtu edhe ky nuk është i pastër. Të gjithë banorët nuk jemi duke pirë ujë të shëndoshë dhe kemi friken që dita ditës të përhapet sëmundje”, thotë Imami i xhamisë, Emin Emini.

Nga komuna e Sarajit thonë se problemi me ujin duhet të zgjidhet nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, por nga kjo ndërmarrje gjatë kësaj jave nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për banorët se kur mund të kenë ujë të pijshëm nga rezervuari që furnizon fshatin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori