Edhe sllavomaqedonasit duhet të mësojnë gjuhën shqipe!
Arsim i integruar për mjediset e përziera shumë etnike nënkupton që edhe sllavomaqedonasit (bullgarët) të mësojnë gjuhën shqipe me qëllim integrimi në shoqëri etj. Kështu veprohet në vendet perëndimore ku popullsia është e përzier etnikisht dhe ky ka qenë propozimi i ndërkombëtarëve edhe për IRJMA. Por, këta skizofrenët e VMRO-së shpejtuan menjëherë që këtë propozim të tyre ta shndërrojnë në vendim qeverie për mësimin e gjuhës sllavo-fyromiane që nga klasa e para për fëmijët shqiptarë, duke anashkaluar reciprocitetin – respektivisht se edhe ata duhet të mësojnë gjuhën shqipe në mjediset e përziera. Ndërsa, partia shqiptare në Qeveri, BDI-ja, ka dhënë aminin dhe është bërë pjesë e gjithë kësaj katrahure për shqiptarët.
Unë nuk mund të paramendoj që në Kuebek të Kanadasë përfaqësuesit politikë të mos i dinë të dy gjuhët zyrtare: edhe gjuhën angleze edhe franceze; apo në Belgjikë ku të dy gjuhët janë zyrtare – edhe ajo franceze edhe holandeze (por edhe gjermane, ndonëse gjermanët përbëjnë një pakicë në raport me francezët dhe holandezët). Brukseli p.sh është zonë ku të dy gjuhët fliten, edhe pse shumicën e popullatës së Brukselit e përbëjnë franko-folësit. Kjo vlen edhe për Zvicrën dhe shumë vende të tjera.
Por, gjithë këto ndryshime dhe kompromise bëhen me vullnet të mirë dhe të ndërsjellë, në formë reciproke, e jo me imponime siç tenton qeveria aktuale VMRO-BDI. Nëse atyre u pengon gjuha shqipe (që shihet se u pengon në masë të madhe), atëherë logjikisht dhuna prodhon dhunë, andaj shqiptarët duhet jo ta mësojnë gjuhën e tyre nga klasa e parë, por fare mos ta mësojnë: t’i bojkotojnë në të gjitha nivelet. Dhe, nëse tekstet shkollore të historisë janë një kompromis i kohës – e ku për historinë shqiptare mësohet diku 5 për qind nga të gjitha leksionet, ndërsa pjesa tjetër për gjithë të tjerët – do të ishte mirë që nxënësit shqiptarë pjesën më të madhe të leksioneve t’i mësojnë vetëm për historinë nacionale dhe më pak nga ajo tjetra.
Për mendimin tim do të ishte mirë që planprogramet nga gjuha amtare dhe historia, shqiptarët t’i kenë të njëjta me ata të Kosovës dhe Shqipërisë: një planprogram unik për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. E vërteta është se Kosova e ka unifikuar planprogramin me atë të Shqipërisë, jo vetëm sa i përket gjuhës amtare dhe historisë, por edhe në shumë fusha të tjera, dhe po ashtu kanë një abetare të përbashkët.
Por, në Arbëri (Maqedoni), kjo nuk po ndodh vite me rradh sepse sllavo-fyromianët (maqedonasit) gjithmonë gjejnë ndonjë kuisling shqiptar pseudo-intelektual: ia shkruajnë emrin në ndonjë tekst të përkthyer në mënyrë katastrofale, i japin ca lekë dhe vazhdojnë dominimin e tyre edhe në sferën e arsimit.
Andaj edhe në vitin 2013 në tekstet e historisë p.sh. nxënësi shqiptar në Shipkovicë të Tetovës, Sllupçan të Kumanovës apo Zajas të Kërçovës do vazhdojë të mësojë për Dame Gruevin, Ilindenin, Jane Sandanskin dhe të tjerë… në ndërkohë nxënësit sllavomaqedonas as që duan të dëgjojnë për termin shqiptar e lëre më të mësojnë për historinë tonë dhe për figurat shqiptare. Paradoks.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës