LAJMI I FUNDIT:

Edhe United e City pas Fellainit

Edhe United e City pas Fellainit

Evertoni do ta ketë të vështirë ta mbajë në skuadrën sulmuesin kryesor Marouane Fellaini.

Daily Mail shkruan se për belgun interesim janë duke shfaqur një varg klubesh, mes tyre edhe Real Madrid, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United.

Të dyja klubet nga Manchesteri e kanë identifikuar Fellainin si një cak të mundshëm, edhe pse ai nuk është prioriteti kryesor as për Sir Alex Ferguson e as për Roberto Mancinin.


Interesim më serioz në lojtarin janë duke shfaqur Chelsea dhe Real Madridi. /Telegrafi/