LAJMI I FUNDIT:

Edhe zyrtarisht, Sejdi Thaçi hiqet nga lista e personave të zhdukur

Edhe zyrtarisht, Sejdi Thaçi hiqet nga lista e personave të zhdukur

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, së bashku me përfaqësuesit e Shoqatave Familjare, ka pritur sot në takim Sejdi Thaçin, i evidentuar si person i zhdukur, dhe anëtar tjerë të familjes së Sejdi Thaçit, që ishin edhe iniciues në evidentimin apo hapjen e rastit të tij si person i zhdukur.

Në bazë të deklaratave zyrtare, familja nuk ka ditur për fatin dhe vendndodhjen e Sejdi Thaçit, nga data 6 janar 1999 deri më 17 prill 2016, kur ai është u kthyer i gjallë në familje.

Në bazë të të dhënave të prezantuara, gjatë takimit, nga vet Sejdi Thaçi, ai është larguar nga Kosova, në janar të vitit 1999, mirëpo jo në mënyrë të dhunshme, por gjithnjë sipas vullnetit të tij, për të jetuar për këto 17 vite në Serbi.

Ne respektim të procedurave ligjore në fuqi, rasti i Sejdi Thaçit, i evidentuar si person i zhdukur që në vitet e para të pasluftës, tek institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, tashmë zyrtarisht është i mbyllur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur siguron familjarët e personave të zhdukur, që bashkërisht do të vazhdohet me angazhimin dhe përpjekjet për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes edhe të 1665 personave të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 – 1999, në Kosovë.

Po ashtu, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh mirënjohjen më të lartë për familjet e personave të zhdukur për mirëkuptimin e treguar gjatë trajtimit të këtij rasti.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh mirënjohjen edhe për punën e të gjithë gazetarëve të angazhuar në pasqyrimin e drejtë të rastit në fjalë, gjithnjë duke pasur konsideratë për të gjitha familjet e personave të zhdukur, që vazhdojnë të jetojnë më dhembjen dhe pritjen për të mësuar për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre, të zhdukur dhunshëm, gjatë luftës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori