LAJMI I FUNDIT:

Efektet dhe ndryshimet që i shkakton kimioterapia

Efektet dhe ndryshimet që i shkakton kimioterapia
For best quality of life, many cancer patients who can't be cured might do best to forgo chemo and focus instead on pain relief and easing sleep and mood problems, a survey of caregivers suggests.

Kimioterapia, është terapi që përdoret tashmë 60 vite dhe është njëra nga disiplinat e trajtimit të kancerit.

Dr. Drita Kabashi
Gjinekologe-Obstetre dhe Onkologe


Për ndryshim nga kirurgjia e cila e trajton kancerin lokalishtë, kimioterapia bën të mundur çrrënjosjen e qelizave tumorale të përhapura në organizëm me gjakun apo Iimfën. Pra qëllimi është shërimi në rend të parë të reduktohet rreziku i paraqitjes së serishme të kancerit (recidivit) si dhe të zvogëlimit të vdekshmërisë nga kanceri.

Trajtimi sistematik me kimioterapi ka përmirësuar ndjeshëm prognozën e të sëmurëve me kancer.

Kimioterapia nënkupton trajtimin e kancerit me medikamente. KT mund të jetë Intravenoze, intramuskulare dhe orale.

Si bëhet zbatimi me kimioterapi?

Kimioterapia zbatohet në mënyrën neoadiuvante (para se të bëhet kirurgjia) adjuvant dhe kurative për një gamë të gjerë patologjish malinje, si kanceri i gjirit, traktit tretës, kancerit pulmonar, kancerit të testisit, sarkomave të indeve të buta, osteosarcomave dhe Iimfomës Hodgkin dhe jo Hodgkin.

Në përgjithësi, në varësi të skemës së mjekimit, ajo mund të jetë ditore (ambulatore). Ose në rastet e tjera e shtrirë në harkun e disa ditëve ku për pacientët është i mundur hospitalizimi.

If you have cancer, your outpatient chemotherapy treatment costs could be higher if your oncologist works for a health care system than if she has her own practice. (Photo courtesy Fotolia/TNS)

Kur duhet të jepet një kimioterapi?

Kimioterapia mund te jepet para operacionit- neoadjuvant për të zvogëluar madhësinë e kancerit.

Mund të jepet pas operacionit- adjuvant për të parandaluar rikthimin e sëmundjes(recidivin) ose formimin e metastazave. Dhe kimioterapia mund të jepet në mënyrë paliative kur kanceri ka dhënë metastaza dhe qëllimi i kimioterapisë është zvogëlimi apo zhdukja e tyre ose përmisimi i kualitetit të jetës.

Çka jepet gjatë dhënies së kimioterapisë?

Për kimioterapi zakonisht jepen disa barna-infuzione (zakonisht tri barna) të kombinuara që quhen protokole, në mënyrë ciklike, zakonisht 6 cikle (1 cikël në muaj) varësisht prej llojit të kancerit, prej stadit të kancerit dhe prej gjendjes së përgjithshme të pacientit.

Ato natyrisht që përpos efekteve të ‘goditjes – vrasjes‘ së qelizave kanceroze në organizëm japin edhe efekte anësore, si: të përziera (tugë), vjellje, rritje të numrit të rruazave të bardha (leukociteve), zvogëlim të imunitetit, rënie të flokëve, etj.

Për t `i përballuar më lehtë efektet anësore të kimioterapisë jepen para citostatikëve medikamentet tjera të cilat e kanë për detyrë që të zvogëlojnë efektet negative apo efektet anësore të cistostikëve, si antiemetik, kortikosteroide, medikamentet për mbrojtjen e fshikëzës urinare etj.

treat-chemotherapy-rash_b5a0babe9885a986

Para dhënies së kimioterapisë, është mirë vendosja e një porti

Pacienteve për t’ua lehtësuar mundimet vendoset një i ashtuquajtur Port. Ky është një rezervuar i vogël disa centimetra dhe vendoset nën lëkurë dhe lidhet me një venë gjaku, kështu që çdo herë pastaj jepet kimioterapia nga ky port dhe jo çdo herë në vende të ndryshme.

Efektet anësore dhe ndryshimet

Kimioterapia, ashtu si kanceri, mund të sjellë ndryshime të mëdha në jetën e një personi. Ajo mund të kurojë kancerin, ndonjëherë mund të ketë ndikim mbi shëndetin e pacientit në përgjithësi, mund të shkaktojë stres, mund të ndërpresë aktivitetet e përditshme dhe mund të tensionojë marrëdhëniet personale. Nuk është çudi që disa njerëz ndjehen në gjendje melankolie, ankthi, të nevrikosur ose të depresuar në një pikë të caktuar të kimioterapisë së tyre.

Këto emocione mund të jenë shumë normale, por mund të jenë dhe shqetësuese.

Fatmirësisht, ka mënyra për të trajtuar këto efekte anësore emocionale, ashtu siç ka dhe mënyra për të trajtuar efektet anësore të kimioterapisë. Kolona.al

14315941_1758629204376877_1439637419_o-768x510

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori