LAJMI I FUNDIT:

Ekipet mjekësore tërhiqen nga zonat e vërshuara në Shkup

Ekipet mjekësore tërhiqen nga zonat e vërshuara në Shkup

Rreziku për sëmundje ngjitëse është larguar nga zonat e përmbytura në Shkup dhe rrethinë dhe për këtë, pas mekanizmit dhe ushtrisë janë tërhequr edhe ekipet mjekësore nga vendet e përmbytura nga vërshimet e 6 gushtit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Klinika infektive thonë se pasqyra e epidemiologjive është e pastër dhe nuk ka rrezik.

Në tre muajt e ardhshëm do të ketë kontroll të shtuar të të gjithë organeve për të ndjekur situatën me epidemitë që në këtë rast mund të shfaqet nga kafshët e ngordhura dhe të mbetura nën gërmadha.

Nesër, edhe për herë të fundit do të spërkaten i gjithë rajoni i vërshuar dhe do të kontrollohet a janë dezifektuar shkollat të cilat duhet të fillojnë me msim që nga 1 shtatori./Telegrafi/