12.500 konsumatorë i kanë borxhe Termokosit
Ngrohtores së qytetit të Prishtinës Termokos, që nga paslufta e deri më tani rreth 12.500 konsumator i kanë borxhe në vlerë prej 17 milionë euro.Zyrtarët e Termokosit, në përpjekje për të ngritur shkallën e inkasimit, "të gjithë konsumatorët borxhlinj paraprakisht janë njoftuar me shkrim për pagesën e borxheve dhe pasi që janë respektuar afatet ligjore të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Termokos, sot ( e mërkurë) do të fillojë me shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj". /Telegrafi/