177 mijë kërkesa për punë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq, ka thënë se papunësia në Kosovë është rreth 30 për qind.Rashiq ka bërë me dije se Kosova ka të regjistruar mbi 395 mijë punëtorë, ndërkaq numri i atyre që kërkojnë punë është 177 mijë.
Pensionet të cilat i kanë marrë më herët qytetarët e Kosovës në Zvicër sipas tij, varen nga miratimi i Ligjit për Pensionist, kurse ka theksuar se deri në fund të këtij viti do të bëhet amandamentimi i Ligjit të Punës. /Telegrafi/