2.4 milionët e taksës mjedisore pa adresë të përdorimit

15:00 / 6.08.2012
Nuk kanë ende destinim 2.4 milionë eurot që do mblidhen brenda vitit nga taksa rrugore dhe ekologjike për automjetet, e cila ka filluar të zbatohet që tashmë një muaj. Vendi ynë me fillimin e aplikimit të kësaj takse u është bashkuar të gjitha vendeve të rajonit, që aplikojnë taksën për ndotje ambientit nga automjetet. Shuma e përcaktuar për automjetet nën 3.5 ton është 10 euro, ndërsa për ato mbi këtë tonazh do të jetë 30 euro. E tërë këto para ende nuk kanë ndonjë destinim, thjesht do të derdhen në buxhetin e Kosovës.

Këtë e kundërshtojnë, sikur opozita, ashtu edhe shoqëria civile. Opozita thonë se Ligji për Financat Publike nuk lejon të krijohen fonde të veçanta, por që sipas tyre, duhet të orientohen për mbrojtje të ambientit.

Armend Zemaj, nga LDK-ja thotë se duhet kërkuar llogaridhënie për orientimin e këtyre parave, ndërsa Ardian Gjini nga AAK-ja thonë se mund të orientohen për ambientin me një vendim nga Qeveria e që mund të votohet në Kuvend. “Për momentin sipas Ligjit për Buxhetin dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, kjo taksë shkon drejtpërdrejt në buxhetin e Kosovës, dhe pastaj unë mendojë se duhet t’i ndajë prioritet dhe ta destinojë këtë në orientimin aty ku i takon, por për momentin të gjitha të hyrat hyjnë në buxhetin e Kosovës. Ne shpresojmë se kjo taksë do ta shfrytëzohet për këtë destimin, nëse jo atëherë duhet të kërkohet llogaridhënie se për çka është orientuar kjo taksë e cila emrin e ka ekologjike”, thotë Armend Zemaj nga LDK-ja.

“Ne kemi kërkuar që të kemi dedikim të saktë për taksën ekologjike dhe dyshimi ynë ka qenë se kjo taksë po vendoset për të akumuluar më shumë mjete në buxhet i cili ka probleme serioze. Ky është një gabim se ato po shkojnë drejt në buxhet dhe nuk e kanë destinim atë edhe për çka thirret. Është lehtë të rregullohet, me një vendim të Qeverisë, i cili edhe ndoshta do të votohej në Kuvend, mirëpo nuk shohim tani për tani që ka vullnet Qeveria e Kosovës ta bëjë një gjë të tillë”, thotë Ardian Gjini nga AAK-ja.

Shoqëria civile kërkon që kjo shumë e parave, meqë merren për shkak të ndotjes së ambientit, të dedikohen po për mbrojtje të tij.
Analistët e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), thonë se mosorientimi i këtyre parave të vë në dilemë nëse po bëhet në të mirë të ambientit apo për të mbuluar deficitin qeveritar.

Taksa vjetore prej 10 euro për njërën kategori të veturave dhe prej 30 eurove për kategorinë tjetër, vlen edhe për automjetet me targa të huaja që hyjnë në Kosovë dhe pagesa kryhet pranë pikave kufitare. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:45 / 18.06.2013
Antonio Banderas, Foto: Getty Images

Banderas e J.Lo në filmin për minatorët e Kilit

Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite m...
Teknologji
16:18 / 18.06.2013
Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei sot edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të saj Android, përkatësisht modelin Huawei Asce...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.