25 % të borxheve i merr blerësi i rrjetit të KEK-ut

9:03 / 21.08.2012
Dy kompanitë turke Limak dhe Çalik që janë përzgjedhur fitues në privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut, pritet t’i marrin nga 15 deri në 25 për qind të shumës së përgjithshme të borxheve të KEK-ut që arrijnë në rreth 400 milionë euro.

Përqindja e vendosur është pjesë e kontratës së shitjes së Distribucionit dhe Furnizimit, por gjithashtu mbledhja e borxheve të vjetra parashihet të nisë tek pas marrëveshjes që duhet të arrijnë kompanitë me KEK-un, raporton KTV.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, parasheh që me këtë marrëveshje një pjesë e borxheve të mblidhen më lehtë. Beqaj nuk ka mundur të përcaktojë një afat se kur do të marrë fund procesi i mbledhjes së të gjitha borxheve, mirëpo ka përsëritur edhe një herë se borxhet nuk do t’i falen askujt.

Me gjithë përmirësimet, KEK-u ende nuk ka arritur t’i eliminojë borxhet e vjetra. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry (Foto: Vogue)

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
10:35 / 19.06.2013

Pengohet Kosova në takimin e CEFTA-s në Sarajevë

Është mbajtur takimi i zëvendësministrave të vendeve anëtare të CEFTA-s në Sarajevë, ku u shqyrtuan çështjet lidhur ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.