27 milionë euro grante dhe subvencione‏

16:05 / 13.02.2013
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka hapur të mërkurën periudhën për aplikim për projekte të zhvillimit rural të cilat i përkrah përmes granteve investive nga 60 – 80 për qind në vlerën e përgjithshme të investimit. Fermerët dhe agropërpunuesit tani mund të aplikojnë për të përfituar grante investive në sektorin e blegtorisë për ndërtimin e stallave të reja dhe kompletimin e infrastrukturës përcjellëse në ferma për lopë qumështore, bagëtinë e imtë, majmërinë e viçave, rritjen e zogjve për mish, për pularinë dhe bletarinë.

Ndërsa, në sektorin e hortikulturës, mund të aplikojnë për ngritjen e sipërfaqeve të reja me mollë, rrush tryeze, dredhëza, manaferra, mjedra, bimë aromatike dhe për ngritjen e sipërfaqeve të reja me perime në fushë të hapur dhe në serra.

Ministria e Bujqësisë, përmes granteve investive sivjet do t’i përkrah fermerët edhe në agropërpunim përmes blerjes së pajisjeve dhe mekanizmit bujqësor për përpunimin, marketingun dhe ruajtjen e prodhimtarisë bujqësore dhe blegtorale. Gjithashtu, vazhdon t’i përkrah ende projektet publiko-private të Grupeve Lokale të Veprimit dhe sivjet do t’i financoj edhe projektet individuale të fermerëve për rregullimin e ujitjes në tokat e tyre bujqësore.

Periudha e aplikimit do të jetë e hapur prej 30-60 ditë dhe vlera e përgjithshme e planifikuar e granteve investive është 15 milionë euro. Ndërsa, periudha për aplikim për të përfituar subvencione, që sillen në rreth 12 milionë euro, do të hapet javën e ardhshme.

Programi mbështetës i Ministrisë së Bujqësisë është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat e fermerëve dhe në të janë adresuar edhe shumica e kërkesave të tyre. Vlera e përgjithshme e granteve investive dhe subvencioneve që do t’ju ndahen fermerëve në vitin 2013, arrin në rreth 27 milionë euro. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.