37 milionë euro fitim, Kosova për bankat e rrezikshme

12:00 / 3.10.2012
Në vitin 2005 sektori bankar në Kosovë ka pasur fitim 13.5 milionë euro kurse gjashtë vjet më vonë ai është rritur në 37 milionë euro, kjo për shkak të kamatave dhe shërbimeve bankare më të larta në rajon. Të gjitha analizat tregojnë se kamatat e bankave në Kosovë janë më të larta në rajon, bile në krahasim me Shqipërinë janë qind për qind më të larta, bankat më të mëdha komerciale thonë se kamatat e tyre nuk dallojnë nga rajoni.

Ata arsyetohen se ato duhet të jenë të tilla për shkak të mjedisit ekonomik në Kosovë duke u thirrur edhe në rrezikun e moskthimit të kredive.

Mesatarja e kamatës së kredive në Kosovë është 14 për qind. Shifrat e publikuara ditët e fundit nga Instituti “Riinvest”, tregojnë se normat e matura të kredive në Kosovë shënonin dyfishin e kredive të bankave komerciale në rajon.

Zyrtarë të bankave në Kosovë pranojnë se kamatat e kredive janë të larta, por, sipas tyre, nuk dallojnë shumë nga rajoni. “Ne edhe më herët kemi deklaruar se normat e interesit për kredi në Kosovë janë të larta, por në përgjithësi, nëse i krahasojmë me normat e interesit të vendeve të rajonit, shumë nga kreditë që ofrohen në Kosovë ofrohen me norma të interesit të krahasueshme me ato të rajonit. Gjithashtu, dëshirojmë të përmendim se në krahasim me vendet e rajonit, Kosova si shtet i ri është përballur me shumë sfida”, tha Iliriana Tahiraj, zyrtare për media në Raiffeisen Bank.

Sipas saj, përcaktimi i normave të interesit në Raiffeisen Bank në Kosovë varet nga risku, shuma dhe afati i kredisë, qëllimi i kredisë, historia e klientit me bankën, plani i biznesit dhe i investimeve. “Nëse i krahasojmë normat e interesit që janë ofruar nga banka jonë kur kemi filluar punën në Kosovë me normat e interesit që i ofrojmë tani, vërehet një rënie e vazhdueshme e këtyre normave”, theksoi ajo.

Drejtori Gjeneral i ProCredit Bank-ës, Ilir Aliu, ka thënë se portofoli i kredive në Kosovë dallon nga përmbajtja me ato të rajonit pasi që, sipas tij, në Kosovë kreditë afatgjata hipotekare ende nuk janë të zhvilluara duke marrë parasysh kushtet e tregut që në shtetet e rajonit ndikojnë në mesataren e kredive.

“Sa u përket kredive për ndërmarrjet e vogla e të mesme, besojmë që nuk ka ndonjë dallim të madh. Procesi i uljes së kamatave bazohet në rregulla që marrin në konsideratë riskun e përgjithshëm të industrisë bankare, riskun e secilës kredi të shqyrtuar, mbështetjen ligjore për sigurimin e kredisë, koston e fondeve, koston e kapitalit, koston e procesimit të kredisë, kërkesën dhe ofertën, pastaj faktorët e jashtëm si zhvillimi ekonomik, inflacioni e të tjera”, ka thënë Aliu.

“Vitin e kaluar ProCredit Bank ka zbritur normat e interesit për kredi biznesi deri në 2 %. Ky lehtësim për bizneset vendore është bërë për të mbështetur dhe stimuluar afaristët kosovarë në zgjerimin e bizneseve të tyre. ProCredit Bank ka ndërmarrë këtë hap pasi është e bindur se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës në Kosovë dhe stimulojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, ka thënë ai. /Zëri/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.