4.7 milionë euro për regjistrimin e tokave
Republika e Kosovës nga vitit i ardhshëm do të fillojë me regjistrimin e tokave bujqësore. Me ketë projekt sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të dihet saktë se sa ka tokë bujqësore ka në vend. Për realizimin e këtij projekti janë siguruar 4.7 milionë euro. Regjistrimi i Tokave bujqësore i cili do të filloi të behet nga viti i ardhshëm do të lehtësojë punën shumë e Ministrisë së Bujqësisë për të ndarë subvencionet për sektorët e ndryshëm të bujqësisë.
Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci ka bërë të ditur të premten gjatë një konference për financimin e agrobiznesit se janë siguruar 4.7 milionë euro për regjistrimin e tokave bujqësore i cili do të filloi nga vitit i ardhshëm.
Kosova këtë lloj të regjistrimit e ka kryer për herë të fundit më 1978. /Telegrafi/