400 maqedonas do të marrin pensione në Kosovë

10:11 / 25.01.2013
Qeveria e Kosovës është treguar e gatshme që t’u japë pensione qytetareve të Republikës së Maqedonisë që kanë punuar në Kosovë, mbi 15 vjet. Dhënia e pensioneve të qytetareve të Kosovës që kanë punuar në Maqedoni, dhe atyre të Maqedonisë që kanë punuar në Kosovë, do të ndodhë në muajt në vijim, pasi që ditë më pala kosovare dhe ajo maqedonase, kanë arritur një marrëveshje teknike për këtë çështje, pasi një raundi të gjatë negociatash prej më shumë se dy vjetësh.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se numri i qytetarëve të Maqedonisë që e gëzojnë të drejtën e pensionit aktualisht është rreth 400. Po sipas këtij burimi, kjo shifër mund të pësojë një zvogëlim, apo rritje të lehtë.

Ndërkaq, numri i qytetareve të Kosovës që kanë punuar në Republikën e Maqedonisë është më pak se pesë mijë, por gati gjysma e këtyre në mënyrë individuale kanë rregulluar çështjen e pensioneve dhe ata për çdo muaj i marrin ato.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) Nenad Rashiq thotë se ditë më parë grupet teknike nga të dyja shtetet kanë arritur marrëveshjen teknike për çështjen e pensioneve si për qytetaret e Kosovës, që kanë punuar në Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe për qytetaret e Republikës së Maqedonisë që kanë punuar në Republikën e Kosovës.

Sipas tij, më 7 shkurt të këtij viti në Prishtinë, ka qenë e planifikuar që për këtë çështje të nënshkruhet edhe një marrëveshje politike, por sipas tij, me kërkesë të palës maqedonase, nënshkrimi i marrëveshjes është shtyrë për datën 13 shkurt.

Ndërkaq, zyrtarë nga Fondi për Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë janë shprehur të gatshëm që të realizojnë marrëveshjen për pensionet.

Sipas tyre, deri në fund të vitit që lamë pas në fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë të drejtën e tyre pensionale e kanë realizuar 1564 persona, për të cilët gjatë muajit shtator është bërë pagesë prej 171.987,21 euro.

Sipas zyrtareve nga Fondi për Sigurimit Pensional dhe Invalidor së Maqedonisë, kushti i parë për të realizuar pension në Republikën e Maqedonisë është stazhi i cili duhet të jetë minimal 15 vite, i realizuar në Maqedoni. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.