A dëshironi të bëheni menaxher më i mirë dhe lider më i mirë?
Me siguri është vështir të gjendet ndonjë person i cili do t’i thoshte ‘jo’ kësaj pyetje. Posaçërisht tani, ku situata e ashpër ekonomike po bën presion të vazhdueshëm tek menaxherët dhe liderët e kompanive. Menaxhimi i njerëzve, rishqyrtimi i strategjisë si dhe prezantimi i ndryshimeve praktike në biznes, aktualisht janë çështjet më të vështira me të cilat menaxherët duhet të merren. Shumica e menaxherëve e kanë mësuar në mënyrë të vështirë, si do që të jetë, kjo nuk është mënyra e vetme. Në IEDC-Bled School of Management, njëra nga shkollat e biznesit më të suksesshme në rajon, keni mundësi t’i takoni ata që kanë realizuar pikërisht këtë. Nuk është shkencë raketore për të kuptuar se njerëzit janë kapitali më i vlefshëm i çdo kompanie dhe veçanërisht në kohë krize investimi në programe për zhvillim dhe trajnim është vendimtar jo vetëm që ndihmon për të mbajtur më të mirën dhe stimulojë mendimin jashtë kornizave, por përfundimisht ndihmon t’i rrotullojë sfidat me të cilat ballafaqohet kompania në mundësi të mëdha biznesi.
Nëse jeni të interesuar që të shtyni karrierën e juaj përpara, edukimi në biznes është rruga më e mirë. Për fat të mirë, mundësia më e mirë për t’i parë përparësitë të cilat i sjell për veten, vjen me 2 Tetor me ç’rast IEDC-Bled School of Management i fton të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen në ligjëratën pa pagesë MasterClass në Prishtinë. Tema e ligjëratës është shumë e rëndësishme. Profesor Nenad Filipović, i cili gjithashtu është edhe Drejtor Akademik në këtë shkollë, do të fokusohet kryesisht në çështjen e Përgjigjet Strategjike ndaj Krizës Ekonomike (Strategic Responses to Economic Crisis). Ju lutem klikoni këtu për tu regjistruar dhe rezervuar pjesëmarrjen tuaj.
IEDC MasterClass lecture “Strategic Responses to Economic Crisis”, Prishtina, October 2nd
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në MasterClass ligjëratën pa pagesë me titull "Strategic Responses to Economic Crisis" (Përgjigjet strategjike ndaj krizës ekonomike) udhëhequr nga Dr. Nenad Filipović, ExecutiveMBA Project Director dhe Academic Director në IEDC-Bled School of Management. Dr. Filipović ligjëron lëndët në Menaxhment të Përgjithshëm dhe Etika e Biznesit si dhe mban kontakt të afërt me praktikant të bizneseve përmes punës së tij, gjithashtu njihet shumë mirë për shërbimet këshilldhënëse ndaj disa kompanive ndërkombëtare. Ligjërata do të fillojë ditën e marte, 2 tetor 2012 në ora 18.00 në lokacionin Hotel Gorenje (Veternik, Prishtinë). Regjistrimi paraprak është i nevojshëm. Për më shumë klikoni këtu./Telegrafi/