“Titan Group” akuzohet për çmim damping

10:29 / 31.07.2012
Importuesit e çimentos kanë raportuar se dy fabrikat që janë në pronësi të “Titan Group” që gjenden në Shqipëri dhe në Maqedoni e kanë ulur çmimin e çimentos për të paktën 20 për qind. Kjo ulje, sipas tyre, përbën çmim damping. Ata po planifikojnë t’i drejtohen Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Doganave për të bërë një hetim për çmim damping dhe dëmtim të konkurrencës.

Po ashtu një ankesë për dëmtim të konkurrencës do ta bëjnë edhe në Autoritetin e Konkurrencës në Kosovë. Besim Gashi, pronar i kompanisë “Besimi Commerce”, i cili është importues i çimentos nga fabrika e çimentos Fushë-Krujë, ka thënë se me këto lëvizje të çmimeve po dëshirohet të arrihen dy rezultate, shkruan Koha Ditore.

E para, sipas tij, përmes uljes së çmimeve grupi “Titan” po tenton të marrë komplet tregun e Kosovës në mënyrë që mos të ketë prodhim tjetër të çimentos.

“Pasi që të falimentojë fabrika në Fushë-Krujë, ose pasi që të marrë në tërësi tregun, “Titani” do të luajë me çmimet e veta, duke i bërë edhe 105 euro për ton”, ka thënë Gashi.

“Ne nuk do të luajmë me çmime, as nuk kemi luajtur as më parë. Tashmë po shihet se si ‘Titan Group’ që e ka në pronësi ‘SharrCemin’ më parë e ka shtrenjtuar çmimin gjatë kohës së bllokadës së importit, e tash çmimi i çimentos ka rënë dukshëm”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:53 / 21.05.2013
Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, t...
Ekonomi
16:13 / 21.05.2013

Memorandum për stabilitet financiar

Është nënshkruar të martën Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e stabilitetit financiar në Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.