Aeroporti i Shkupit i hapur për pasagjerët kosovarë

18:00 / 10.09.2012
Me ndërtesën e re terminale, me 23 pika kontrolli dhe 24 pika kontrolli për pasaportë, 6 eskalatorë dhe 9 ashensorë, Aeroporti i Shkupit është mometalisht nikoqir i 25 kompanive të fluturimit me 28 destinacione. Ky aeroport ka kapacitet për tu shndërruar në nyjë regjionale që rregullisht do t’u shërbente 4.3 milionëpasagjerëve.

Zoran Krstevski dhe Zafer Mese, menaxherë të kompanisë Turke TAV që operon me aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, të hënën në Prishtinë kanë prezentuar kapacitetin dhe operacionet e aeroportit më të ri dhe me të madh në regjion. Si rezultat për interesim të udhëtarëve dhe agjencive të udhëtimit nga Kosova, të dy menaxherët kanë përmendur kapacitetin e aeroportit, shërbimin e lartë dhe mundësitë me kosto të ulët për fluturimet nga Shkupi drejt destinacioneve evropiane.

Aeroporti i Shkupit ‘Aleksandri I Madh’ momentalisht është nikoqir i 25 kompanive të fluturimit me 28 destinacione. Lista më e fundit e destinacioneve, përfshinë fluturimet për Antali, Ankona, Amsterdam, Beograd, Bruksel, Dortmund, Dubai, Dusseldorf, Ercan, Eindhoven, Stamboll, Izmir, Ljubljanë, Londër, Malme, Memmingen, Mulhouse, Palma de Majorka, Romë, Sabiha Gokcen, Stuttgart, Treviso, Vjenë, Zagreb dhe Zurich me çmime të ulta prej 10 eurosh.

Të dy airportet menaxhohen nga TAV Macedonia. Më 1 mars 2010, kompania turke TAV morri nën menagjim Aeroportin e Shkupit ‘Aleksandri i Madh’ bashkë me atë të Ohrit ‘Shën Pali Apostull’, dhe të dyja do ti menaxhojë për 20 vjet, deri në mars 2030.
Ndërtesa e terminalit të ri të Aerportit të Shkupit, që u ndërtua para një viti e gjysëm, është 10 herë më e madhe se ndërtesa e vjetër si dhe ka të gjitha karakteristikat e aeroportëve modern. Pista është rritur dhe ofron hapsirë të mjaftueshme për dy avion viganë (jumbo jets). Ndërtesa është dy-katëshe, dhe e paisur me 23 pika kontrolli, 24 pika kontrolli për pasaportë, 6 eskalator dhe 9 ashensorë. Aeroporti ka kapacitet të shndërrohet në nyjë regjionale dhe t’u shërbejë më shumë se 4.3 milionë pasagjerëve rregullisht.

TAV ka arritur statusin e brendit global, jo vetëm në ndërtim të aeroporteve, por gjithashtu në menaxhim të tyre – si brend komplet i ri. Kjo u bë e mundur si shkak i njohurive, kualitetit të lartë të burimeve njerëzore dhe teknologjisë së avansuar.
Sipas hulumtimit ‘100 brendet më të vlefshme turke’ të bërë nga British Brand Finance në vitin 2011, TAV është rradhitur e 32-ta.
Në hulumtimin ‘Top 500 kompanitë më të mëdha turke’ të bërë nga magazina Capital, janë përfshirë 5 kompani të TAV-it. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.